Decoration

Arti i të jetuarit mirë.

Arti i të jetuarit mirë.

Arti i krijimit të personalitetit për shtëpinë tuaj, në showroom-in e Pierre Cardin Home!

Së fundmi, bëmë një eksplorim në showroom, tek Pierre Cardin Home, për të zbuluar historinë dhe karakterin e saj.

Është e rrallë të gjesh një markë, vlerat e të cilës të njësohen plotësisht me ju. Dhe kjo është një tjetër gjë për të dalluar mes vlerave të shtuara, edhe si një mendim më pas, kundrejt atyre që janë pjesë përbërëse e vetë esencës së markës.
Në fakt, shpesh janë markat e klasit të lartë, të paçmueshme, që kanë historitë më fisnike për të treguar. Po ju tregojmë një të tillë.

Po sikur t’ju thonim që ka një showroom në Tiranë, ku mobiljet, aksesorët dhe tapetet janë prodhuar me materialet eco-friendly, me teknologjinë më të fundit të prodhimit të mobiljeve duke rezultuar kështu në rehatinë dhe cilësinë maksimale. Ku gjeni sixhadet artizanale, që përcjellin tek ju mijëvjeçarë dhe kultura endje nga më të larmishmet. Një botë të tërë orientale.

Dhe çka nëse do të shtonim se themeluesi i kësaj kompanie është kaq në harmoni me raison d’etre – ‘artin e jetesës së mirë’ – që ai madje në të gjitha krijimet e tij, ka influencuar botën e arredimit të shtëpive.

Kjo mrekulli për të cilën bëhet fjalë, është pikërisht showroom-i i Pierre Cardin në Tiranë.

“Ne nuk shohim çfarë të tjerët janë duke bërë – Ne zhvillohemi sipas konceptit tonë unik”, ishte një fjali që u ngulit në memorien tone, thënë nga personeli i shitjes në showroom.
• Cilësia: Diçka që ne e bëjmë dhe jemi të përkushtuar, edhe nëse askush nuk flet për të.
• Dizajni: që frymëzon të tjerët për të jetuar mirë.
• Vlera: Cilësia, luksi, komforti dhe punimet mjeshtërore, kanë vlerë më të madhe se numrat në etiketat e çmimeve.
• Qëndrueshmëria: Respektimi i zgjedhjeve individuale dhe krijimi i personalitetit për shtëpitë e klientëve tanë.

Është një gjë e veçantë dhe e mrekullueshme të sjellin në shtëpinë tuaj një mobilje, sixhade apo një produkt të Pierre Cardin Home që jo vetëm ka një histori për të treguar, por të frymozon ti japësh shtëpisë tënde personalitet. Personalitet që ju të jetoni pikërisht si ju përshtatet ju. Plot prestigj dhe në formë unike.

Kjo na bëri të kujtojmë shprehjen e famshme në artin e të jetuarit, për të cilën duket që Pierre Cardin me gjithçka që ofron, e realizon në mënyrën më perfekte këtë ideal:

“Kur shoh tryezën tënde, dua të kuptoj se si jeton”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *