Decoration

Tapetet- Dyshemetë miqësore ndaj mjedisit në shtëpinë tuaj

Fakti që tapeti është një opsion miqësor ndaj tokës, ndoshta nuk ju shkon nëpër mend kur të zgjidhni veshjen e dyshemesë për shtëpinë tuaj. Tapetet funksionojnë më së miri sidomos për ata me fëmijë të vegjël dhe kafshë shtëpiake. Është shumë i lehtë për tu mbajtur pastër dhe . Nëse do ta krahasonim me parketin, ky i fundit e tregon papastërtinë dhe pluhurin aq shpejt pas pastrimit të tyre! Fëmijët janë gjithmonë duke luajtur në dysheme, kështu që ne duam (dhe duhet) t’iu japim atyre një sipërfaqe të rehatshme për të luajtur. Më poshtë gjeni 4 arsye pse tapeti është një opsion i shkëlqyr për shtëpinë.

1. Tapetet mund të përmirësojnë cilësinë e ajrit të brendshëm

A e dini se tapeti është një nga emetuesit më të ulët të përbërjeve organike të paqëndrueshme (VOC) ndërmjet të gjithë materialeve që përbëhet shtëpia? Ne përpiqemi të bëjmë më të mirën për të pasur në ambientin tonë materiale të shëndetshme, ndaj tapetet janë një prej tyre. Tapetet gjithashtu mund të veprojnë si një filtër ajri duke bllokuar grimcat e pluhurit, gjë që i largon ato nga ajri. Kjo mund të ndihmojë në masë të madhe njerëzit që vuajnë nga astma dhe alergjitë.

2. Tapetet mund të riciklohen

Nëse po rimodeloni shtëpinë tuaj mund të jeni në gjendje të ricikloni tapetin e vjetër! Materialet e përdorura tek tapetet mund të ripërdoren, duke i shndërruar ato psh në materiale ndërtimi.

3. Përmirëson akustikën e shtëpisë

Tapetet përmirësojnnë akustikën e shtëpisë dhe reduktojnë zhurmën, kjo automatikisht sjell një efekt pozitiv për të gjithë dhe një ndjesi relaksi.

4. Një tapet e bën ambientin tuaj të ngrohtë dhe mikpritës

Pllakat dhe parketi janë shumë të ftohta dhe jo mikpritëse në një ambient nëse nuk shoqërohen nga tapeti. Ato i japin ngrohtësi e mikpritje ambientit gjatë gjithë kohës. E ku ka më mirë se të zgjohesh e të vendosësh këmbët mbi një tapet të butë apoo jo? Nga ana tjetër mund ti lësh lehtësisht fëmijët të vijnë rrotull në tapet, pasi është shumë i butë, anti alergjik, dhe i ngrohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *