Furniture

Tapetet bamboo, inovacion në interior

Për shkak të butësisë dhe shkëlqimit tapetet në material bamboo shpesh ngatërrohen me tapetet e vërtetë të mëndafshit. Shkëlqimi është i njëjtë, por tapetet prej bambuje kanë një kosto shumë më të ulët se ato të mëndafshit. Tapetet bamboo janë të endur nga fija e bamboo-së, kjo e fundit ështe një bimë në rajone tropikale dhe rritet në një kohë shumë të shkurtër. Gjatë një dite bima e bambusë rritet me 2 metër. Kur bima arrin pjekurinë më pas kthehet në brum, më pas nga ky brum përfitohet fija natyrale e bambusë e cila me anë të makinerisë kthehet në një tapet.

Veçoritë e tapeteve bamboo

Tapetet e prodhuar nga fija e bambusë kanë veti anti-alergjike, anti-bakteriale, ndaj preferohen lehtësisht nga ata që janë alergjikë ndaj pluhurit, kryesisht në dhomat e fëmijëve. Meqenëse bamboo është një fije e lehtë, tapetat e endur janë mesatarisht të hollë dhe të lehtë. Gjithashtu tapetet bamboo kanë veti thithëse shumë të mirë, janë të pasura dhe të ngopura me ngjyra. Kur e shkel me këmbë të zhveshura, krijon ndjesinë e freskisë, duke ndihmuar në largimin e energjisë negative nga trupi. Veçori tjetër e rëndësishme është rezistenca e lartë ndaj rrezeve të diellit. Edhe nëse përdoret për një kohë të gjatë në dhoma me ndriçim të lartë natyral, ngjyra e tapetit nuk zbehet.

Si pastrohet një tapet prej bamboo-je?

Tapetet bamboo duhet të pastrohen çdo javë me fshesë me korrent. Detaj i rëndësishëm gjatë fshirjes është pastrimi i tapetit vetëm në drejtimin që ka fija, në të kundërt mund të shkaktojë deformim të tapetit. Në mënyrë që njollat të hiqen duhet të ndërhyni menjëherë me një pecetë të thatë pa kimikate që të thith njollën e formuar. Tapetet bamboo duhet të lahen çdo vit nga vende që janë të certifikuara në larjen e tapeteve me fije natyrale, dhe për këtë mund të drejtoheni në Pierre Cardin. Bambuja është një fibër e qëndrueshme që mund të zgjasë për shumë vite pa humbur cilësitë e saj. Ndër të tjera është tepër ekologjike, për shkak të ritmit të rritjes nuk përdoren pesticide ose shtues të tjerë kimikë në rritjen e materialit.

Duke zgjedhur tapeta bambu ju kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *