Furniture, Uncategorized

7 truke/mënyra për të marrë ofertat më të mira në blerjet për dekorimin e shtëpisë

Nëse muajt e karantinës, distancimi social dhe kalimi  i një kohe të gjatë në shtëpi ju ka bërë të lakmoni mobilje të reja – nuk jeni vetëm. Nuk ka asgjë më të rehatshme se të kaloni shumë orë ulur në të njëjtën zyrë në shtëpi (veçanërisht nëse “home office” e keni në dhomën tuaj të ndenjes), por shtëpia mund të të bëhet monotone dhe ka nevojë për ndryshim nëse qëndroni aq gjatë. Për ata që kërkojnë të rinovojnë dekorin e tyre pa shpenzime të tepërta, ne kemi disa truke që mund t’i provoni.  

Bëni subscribe në email

Sigurisht, mund t’i bëjë përpjekjet tuaja për të arritur “inbox zero” pak më të vështira, por regjistrimi për emailet e një kompanie do t’ju sjellë zbritje. Për shembull, në Pierre Cardin  ju do të merrni zbritje për produktet Pierre Cardin kur të regjistroheni për të marrë email-et nga kompania. Kur kurseni për një blerje të madhe si divan apo tavolinë ngrënieje, këto zbritje kanë një ndikim shumë të madh në buxhetin tuaj.  

Prisni për ulje 

Nëse keni durim, pritja për ulje do t’ju shpërblejë tmerrësisht shumë. Një rast specifik është Black Friday. Për shembull nëse po kërkoni për të blerë mobilje të reja në tetor ne ju këshillojmë të prisni deri në Nëntor kur uljet e Black Friday fillojnë. Ju mund të kurseni shuma marramendëse prej uljeve deri në 70%. 

Bëni pazar jashtë sezonit

Ashtu si rrobat edhe mobiljet kanë sezone dhe kur sezoni i tyre kalon, ato pësojnë një ulje drastike. Për shembull, mesi i verës është koha më e mirë për të blerë mobilje të cilat vendosen jashtë në natyrë, pasi shumica e njerëzve kanë blerë tashmë dhe çmimet fillojnë të ulen. Në mënyrë të ngjashme, pritja deri në janar për të blerë dekor festash, batanije komode ose sende do t’ju bëjë të fitoni kursime të mëdha. 

Krahasoni çmimet 

Kur bëni blerje është e vështirë të bëni blerje emocionale, pasi është vërtetuar se shumica e njerëzve i blejnë produktet emocionalisht. Ajo çfarë ne këshillojmë është që të tregoheni racional dhe të kujdesshëm, është e vërtetë se ai divani blu që pate ju pëlqen shumë, por ju mund të gjeni një model të ngjashëm me të me një çmim shumë më të lirë, në po të njëjtin dyqan. 

Gjeni kode uljesh

Kur blini online çdo website ofron kupona të ndryshëm me ulje dhe ju duhet të jeni vigjilent për t’i kapur ato. Një mënyrë është ajo që ju thamë pak më lart, nëpërmjet regjistrimit për marrjen e email nga kompania, disa website të tjera të ofrojnë ulje nëse po blini aty për herë të parë,etj. 

Ka shumë mënyra sesi ju mund të përfitoni super ulje për mobiljet tuaja. Ajo që ju duhet është të jeni të durueshëm dhe jo emocional gjatë blerjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *