Black Friday ose e Premtja e zezë është një nga periudhat më famshme për uljet marramëndëse sidomos për mobiljet dhe aksesorët për shtëpi. Pierre Cardin është këtu me zbritjet më të mëdha për gjithçka që ju nevojitet për shtëpinë tuaj. Uljet epike të Pierre Cardin për mobiljet kanë filluar nga data 10 Nëntor dhe do të vazhdojnë deri në fund të Nëntorit.
Për të gjithë ata që u vendosën në një apartament ose blenë një shtëpi këtë vit, ju të gjithë e dini mirë se sa të kushtueshme mund të bëhen mobiljet cilësore të shtëpisë. Dhe nëse zemra juaj dridhet sa herë që bëni ndonjë blerje të madhe për banesën tuaj, përgatitni kuletat tuaja, sepse ofertat e mobiljeve të Black Friday të këtij viti do të jenë epike.
Zbuloni detajet e Black Friday më poshtë:
Për herë të parë do të gjeni me ulje të gjithë linjën e luksit Zebrano. Një linjë arredimi, e cila kujdeset të ofrojë rehati, komoditet, cilësi dhe një pamje unike. Të gjitha këto mobilje i përfitoni me 50% ulje.
Gjithçka e konceptuar dhe prodhuar me përkushtimin maksimal të mjeshtrave artizanalë të punimeve artizanale, projektimit dhe dizajneve të mobiljeve , të cilat ndër vite kanë ndjekur traditën e lashtë dhe kulturat e këtyre punimeve. Cilësia dhe jetëgjatësia e produkteve të Pierre Cardin, vjen si rezultat i materialeve të cilësisë së parë dhe teknologjive më të fundit të prodhimit të tyre.
Uljet e Black Friday janë diçka, të cila nuk duhet humbur. Shijoni komoditetin e Pierre Cardin me 50% ulje.
Doimo Salotti
Pierre Cardin sigurohet t’i ofrojë klientëve të saj markat më të mira të mobiljeve. Doimo Salotti, gjigandi i divanëve dhe këndeve gjendet tek Pierre Cardin ku ju mund ta përfitoni me 50% ulje. Shtëpia ose zyra juaj do të marrë pamjen që ajo meriton, me mobilje unike dhe cilësore.
Black Friday nuk mbaron me kaq në Pierre Cardin. Gjithashtu do të gjeni mobiljet Sedit Italia me 50% ulje. Ku setet e tavolinave dhe karrikeve më unike mund t’i bëni tuajat me vetëm gjysmën e çmimit.
Tek Pierre Cardin do të gjeni të gjithë aksesorët e nevojshëm për të mobiluar shtëpinë tuaj dhe me ofertat e Black Friday mund ta arredoni atë me super ulje. Në një vend të vetëm ju mund ta arredoni plotësisht shtëpinë tuaj. Duke filluar nga tapetët, perdet, setet e tavolinave, divanëve dhe çdo gjë që duhet për një shtëpi të kompletuar.
Uljet e Black Friday zgjasin deri me datë 30 Nëntor, por ne ju sugjerojmë të nxitoni, pasi këto janë oferta të cilat nuk duhen humbur.