Decoration

Ide kreative për dekorimin e shtëpisë për festat e fundvitit

Viti 2022 pothuajse erdhi, kjo do të thotë, që ka ardhur koha për ta dekoruar shtëpinë në mënyrë ekstra speciale. Kjo periudhë është koha perfekte për t’u treguar kreativ dhe unik. Dekori i duhur i shtëpisë do t’i bëjë festat e fundvitit më të ngrohta dhe familjare. Lexoni artikullin e sotëm dhe zbuloni disa mënyra sesi ju mund t’i jepni shpirtin e festave shtëpisë suaj. 

Ngjyrat 

Festat e fundvitit kanë të bëjnë shumë me festimin dhe përfaqësohen më së miri nga ngjyrat e sofistikuara festive, si e zeza, e bardha, argjendi, ari dhe ngjyra e kuqe. Zgjidhni një ngjyrë kryesore, si argjendi metalik, dhe përdoreni atë për të paktën gjysmën e dekorit tuaj; dhe gjysmën tjetër të dekorit mund ta bëni një kombinim të ngjyrës prej ari metalik, të bardhës si bora dhe të zezës. Mundohuni të mbani gjithçka brenda kësaj skeme ngjyrash. Gjithashtu shtoni një grimcë kontrasti duke vendosur përshembull një vazo ose qirinj ngjyrë rozë. 

Tavolina 

Festat e fundvitit kanë tendencën të fokusohen tek ushqimi dhe pijet, për këtë arsye tavolina duhet të jetë e dekoruar në perfeksion, pasi ajo është qendra e vëmendjes. Mbuloni tryezën me një mbulesë tavoline të zezë; Vendosni mbajtëse qirinjsh kristali, mbushini me qirinj të bardhë ose argjendi dhe grupojini në një tabaka argjendi për të krijuar një pjesë qendrore në tavolinë. Vendosni pjata të bardha dhe sipër pjatës për mbajtëse picete vendosni boca pishe ngjyrë ari. 

Aksesorët

Duke qënë se qëllimi i festave të fundvitit është pritja e ardhjes së vitit të ri ne do t’ju këshillonim që të vendosnit një orë të madhe, ku ju dhe të ftuarit tuaj të shikoni me padurim ndërrimin e viteve. Pemës së krishtlindjeve t’i jepni tonalitetet e së bardhës duke rikrijuar kështu ndjesinë e borës brenda shtëpisë suaj. Vendosni qirinj aromatik dhe festiv kudo nëpër shtëpi.  

Muret 

Çdo festë ka nevojë për atmosferë festive dhe ku ka më bukur se mure, të cilat e pasqyrojnë këtë periudhë festive. Ne ju këshillojmë që për muret të vendosni letra murale, të cilat i përshtaten periudhës festive dhe mbrëmjeve, që ju do të organizoni. Letrat murale janë një metodë e mirë për të rënë në sy dhe për të diferncuar dekorimet tuaja. Jepini festave rëndësinë e duhur dhe krijoni një atmosferë të ngrohtë në familjen tuaj falë dekoreve të shtëpisë. 

Rreth letrave murale ne ju këshillojmë të vizitoni Pierre Cardin. Tek Pierre Cardin do të gjeni letra murale cilësore, të cilat janë anti-zjarr dhe nuk gërvishten. Zgjidhni modelet që ju përshtaten më së shumëti shtëpisë dhe stilit tuaj. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *