Decoration

Risitë dhe tendencat e dekorit 2021 – 2022

Vitit 2021 ishte shumë i ngjashëm me vitin 2020 përsa i përket tendencave të interior design, por viti 2022, pritet të ketë një diferencë të madhe. Ne kemi pyetur disa nga projektuesit më me emër, se cilat trende mendojnë ata që do të lulëzojnë në vitin 2022. Ja disa nga stilet, të cilat priten të sundojnë interior design në vitin 2022: 

Ngjyra dhe modele 

Kur bëhet fjalë për modelet, printimet me motive lulesh janë të parat në rradhë. Motivet me lule për shumë vite janë vlerësuar si “old fashion”, pra të dala nga moda, por viti 2022 po i rikthen fuqishëm.  

Ritransformin i formalitetit 

Tashmë ne po i përdorim shtëpitë tona më shumë se kurrë, duke bërë që fokusi i projektuesve të jetë më së shumëti prakticiteti. Klientët po zgjedhin pëlhura dhe mobilje bazuar në qëndrueshmërinë, duke u siguruar që artikujt në shtëpinë e tyre mund t’i rezistojnë konsumimit që vjen nga përdorimi. Me pak fjalë teoria ku shtëpia bëhet me hapësira formale për të pritur të ftuarit nuk është më. Tani komoditeti dhe rehatia janë parësore. 

Hapësira për të punuar nga shtëpia

“Zyra” e improvizuar që krijuam në ishullin e kuzhinës apo tryezën e ngrënies nuk shërben më dhe nuk na i plotëson të gjitha nevojat. Në epokë e re të orareve hibride të punës dhe në disa raste, të punës së përhershme në shtëpi, ekspertët tanë parashikojnë që muajt e ardhshëm të fokusohen në zhvillimin e hapësirave të punës nëpër shtëpi.   

Rikthimi i Antikeve 

E besoni ose jo, stili antik po rikthehet fuqishëm. Projektuesit e shtëpive kanë vënë re një kërkesë të lartë nga klientët për mobilje antike.  Ajo çfarë ka ndryshuar është se kientët tashmë duket se nuk e kanë më problem nëse mobiljet e tyre antike nuk janë perfekte. Po vlerësojnë gjithmonë e më shumë trashëgiminë dhe origjinalitetin. 

Dekorim sipas personalitetit 

Pasi keni parë shumë instagram këto vitet e fundit jeni lodhur nga dizajne të kopjuara, të cilat nuk shfaqin asnjë ndjenjë dhe nuk përciellin diçka unike. Në vitin 2022, shtëpitë e personalizuara, të cilat tregojnë personalitetin e pronarëve po shtohen dita ditës. Ndjekja e trendeve bazik, që i shikon në çdo faqe pinteresti estetike nuk është më. 2022 bën fjalë vetëm për uniken dhe ndjenjat. 

Këto janë trendet më të fundit të interior design për vitin 2022, nëse dëshironi të qëndroni në linjë me trendet ne ju këshillojmë, që të vizitoni Pierre Cardin. Aty do të zbuloni linjën dhe trendet më të fundit të mobiljeve dhe aksesorëve për shtëpi.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *