Që nga koha e lashtë, arti i krijimit të qilimave me mëndafsh të pastër ka mahnitur imagjinatën e njerëzimit. Shkëlqimi, luksi dhe mistiku i qilimave të mëndafshit të bërë me dorë, kanë rritur interesin dhe dashurinë tonë për këtë art pa kohë.
Për shekuj me rradhë tapetët prej mëndafshi janë konsideruar si një aset me shumë vlerë dhe janë trashëguar brez pas brezi.
Tapetet e mëndafshit kërkojnë një teknikë ndryshe punimi duke bërë kështu që ëndësi i tapetit të krijojë modele të pakrahasueshme dhe të rralla si Royal Ipek, Aredbill, Mashad, Sabzevar, Sarouk, Tabrez, Shalimar, dhe shumë modele me motive të tilla të mrekullueshme.
Këto tapetë unik ju mund t’i gjeni vetëm tek Pierre Cardin.
Cilat janë avantazhet e tapetëve prej mëndafshi?
Tapetët prej mëndafshi konsiderohen si një vepër arti shumë pak endës në ditët e sotme i kanë aftësitë për t’i krijuar këto tapetë. Gjithashtu materiali i mëndafshit merret drejtëpërsëdrejti nga krimbat e mëndafshit.
Disa nga avantazhet kryesore të këtyre tapetëve janë:
Rezistenca ndaj zjarrit: Mëndafshi nga natyra është rezistent ndaj zjarrit. Mëndafshi mund të rezistojne dhe me temperatura më të larta se 165 gradë Celsius.
Streçimi: Tapetët prej mëndafshi mund të streçdohen deri në 20% të madhësisë fillestare ndër vite, duke bërë kështu, që të kenë një jetëgjatësi më të gjatë se tapetët e tjerë.
Fortësia: Një fakt interesant është se mëndafshi ka fibra shumë të forta të cilat edhe kur tërhiqen nuk grisen apo çahen.Fibrat e mëndafshit kanë një rezistencë të ngjashme me telin e çelikut.
Butësia: Edhe pse mëndafshi është një material i fortë, i cili nuk mund të çahet ose të griset, ai është ekstremisht i butë, duke i bërë tapetët e mëndafshit një parajsë rehatie.
Pesha: Një tapet i tillë është shumë i lehtë dhe shumë praktik për t’u lëvizur.
I qëndrueshëm: Ndërmjet të gjtha materialeve të tjera mëndafshi është më i qëndrueshmi. Fibra e mëndafshit është një nga fibrat më të buta dhe më luksoze. Tapetët e punuar me mëndafsh qëndrojnë me shekuj dhe janë koleksionuar nga familjet mbretërore që nga kohët e lashta.
Duke lexuar të gjitha këto avantazhe padyshim që tapetët prej mëndafshi janë zgjedhja numër një e çdo arkitekti dhe arreduesi të brendshëm.
Në Shqipëri këto lloj tapetshësh mund t’i gjeni vetëm tek Pierre Cardin, ku do të gjeni dhe gjithashtu dhe një koleksion të gjerë sixhade autentike të bëra me dorë, plus 100 vite garanci.