Dekorimi i ambientit të jashtëm nuk është i kompletuar pa vendosjen e një tapeti. Vendosja e një tapeti jo vetëm që do ta zbukurojë ambientin, por do ta bëjë atë më mikpritës dhe relaksues.
Përveçse ofrojnë një pamje të bukur, tapetët gjithashtu mbrojnë sipërfaqen e dyshemesë nga lagështia, myku, pluhurat dhe mikrobet.
Përpara se të blini një tapet outdoor është e rëndësishme që të konsideroni disa elementë, që tapeti duhet t’i ketë.
Mirëmbajtja e tapet-it
Është e pamundur të vendosësh një tapet në një mjedis të jashtëm dhe ai mos të bëhet pis ose të mbledhë pluhura, për këtë arsye është e nevojshme të zgjidhni një tapet, i cili është i lehtë për t’u pastruar.
Gjithsesi kjo gjë nuk do t’ju kufizojë në zgjedhjen e materialit, pasi mjafton të zgjidhni një material anti-njollë dhe jeni në rregull.
Forma e tapet-it
Tek pjesa e formës së tapetit duhet të keni kujdes, pasi duhet të zgjidhni një formë, e cila i përshtatet hapësirës suaj të jashtme. Përshembull nëse keni një hapësirë të madhe një formë tapeti e përshtatshme është forma katrore dhe ajo drejtëkëndore. Ndërsa nëse keni një hapësirë të voglën format ovale ose të çrregullat janë më të përshtatshme.
Madhësia tapet-it
Madhësia është një element shumë i rëndësishëm, i cili nuk duhet anashkaluar, edhe pse nuk ka rregulla strikte më poshtë do të gjeni disa udhëzime.
- Tapeti outdoor i vendosur poshtë tavolinës duhet të lërë hapësirë, që ju t’i lëvizni lirisht karriget mbrapa.
- Nëse keni karrige dhe mobilje stil tropikal dhe boho – chic rekomandohen tapetë me madhësi të vogël.
- Nëse keni një hapësirë të madhe me mobilje me stile të ndryshme një tapet me madhësi të madhe, i cili mbulon të gjithë hapësirën është më i përshtatshëm.
Komforti i tapet-it
Patjetër që komforti është një karakteristikë e cila nuk mund të anashkalohet, në çfarëdo hapësire të jeni, të jashtme apo të brendshme, tapeti duhet të jetë komfort.
Modeli i tapet-it
Është shumë e lehtë për qilimat e jashtëm të pushtojnë peizazhin tuaj të jashtëm dhe t’jua heqin vëmendjen mga pamja, për këtë arsye duhet të jeni të kujdesshëm kur zgjidhni modelin dhe ngjyrat e tapetit.
Ka një larmishmëri modelesh që mund të zgjidhni, por ne ju rekomantojmë të zgjidhni një tapet me ngjyrë të përafërt me mobiljet e jashtme ose ngjyrën e shtëpisë. Nëse keni mobilje të jashtme shumëngjyrëshe ne ju sugjerojmë të blini një tapet me një ngjyrë të fortë,e cila bën kontrast.
Këto ishin edhe pikat, të cilat duhet të keni në mendje kur po kërkoni një tapet outdoor. Shpresojmë, që me këtë artikull t’ju kemi ndihmuar sa do pak. Doni të dini se ku mund t’i gjeni këto tapetë? Tek Pierre Cardin, gjigandin e tapetëve në Shqipëri dhe jo vetëm.