Decoration, Design trends, Uncategorized

6 tendencat e dekorit që do të sundojnë 2022

tapetet

6 tendencat e dekorit që do të sundojnë 2022

Me kohën nevojat e njerëzve evoluojnë dhe stilet e jetesës ndryshojnë. P.sh pandemia ka lënë gjurmë në botën e interior design, ndaj në tendencat e dekorit të këtij viti, do të gjeni mënyra frymëzuese për të përmirësuar shtëpinë tuaj duke maksimizuar funksionalitetin dhe duke i dhënë përparësi rehatisë.

Nëse jeni duke planifikuar një ridizajnim total, keni një projekt të ri rinovimi ose po kërkoni mënyra për të rifreskuar ambientet tuaja, këto gjashtë tendenca do t’ju japin frymëzimin që ju nevojitet për të përqafuar një stil të ri dekori për shtëpinë:

1.     Vija të guximshme

Shumë stilistë të mobiljeve po përfshijnë vija të ekzagjeruara në punën e tyre. Perfekte për të shtuar dramë dhe emocione në një ambient të brendshëm, vijat mund ta bëjnë një hapësirë kompakte të duket më e madhe. Zgjidhni vija vertikale nëse dëshironi të shtoni lartësi në dhomë dhe vija horizontale për ta bërë atë të duket më e gjerë.

2.     Mobilje të endura dhe aksesorë

Mobiljet prej bimës së Ratanit dhe Jutes janë të njohura që vitin e kaluar dhe trendi duket vazhdon. Mobiliet e endura preferohen shumë dhe po bëhen gjithnjë e më të njohura në dhomat e ndenjes, dhomat e gjumit dhe dhomat e studimit. Lehtësia e materialit i përshtatet hapësirave më të vogla, ndërsa dizajnet e ndërlikuara të endura mund të shtojnë detaje dhe karakter ambientit.  Tapetët e endur për vitin 2022 i ka sjellë në shqipëri Pierre Cardin Home me koleksionin e ri të tapeteve. Për më shumë lexoni:  Tapetët ‘Jute’ në Pierre Cardin – Pierre Cardin

3.     Ambiente Zyre në shtëpi “Home Office”

Pas dy vitesh jetese dhe pune nga shtëpia, nuk është çudi që njerëzit po kërkojnë dekor shtëpie inovativ për të kombinuar këto elemente të jetës së tyre. Ndërsa tendenca e punës nga shtëpia vazhdon të lulëzojë, një numër në rritje njerëzish po i bëjnë shtëpitë e tyre me qëllime të dyfishta dhe po përditësojnë ambientet e tyre të brendshme për të pasqyruar mjedisin në ndryshim.

Dizajnerët po i përgjigjen kërkesës duke krijuar mobilje frymëzuese dhe funksionale për zyra në shtëpi në paleta elegante dhe argëtuese. Një pjesë të shtëpisë tuaj do të jetë një hapësirë e përhershme pune dhe qendër motivimi.

4.     Rehati COOL

Rehatia vazhdon të jetë një përparësi kryesore pasi njerëzit brenda shtëpisë kërkojnë një atmosferë të relaksuar dhe mikpritëse.

Kur përfshini mobilje të ulëta, kjo krijon një ndjenjë qetësie të rastësishme dhe ju josh pozitivisht të rrini përreth dhe ta merrni jetën me një ritëm më të ngadaltë. Në zonat më të vogla të ndenjes, për shembull, një divan i ulët mund të jetë tërheqës pa dominuar hapësirën. Mobiljet e ulëta në tokë mund të jenë ide dhe për dekorin e një shtëpie minimaliste.

5.     Abazhurë letre

Për një mënyrë super të shpejtë për të ndriçuar çdo dhomë, shtoni abazhurë letre në dekorin e shtëpisë.  Abazhurët prej letre kanë qenë prej kohësh një zgjedhje popullore e ndriçimit por dizajnerët po sjellin një trend të ri këtë vit. Ndërsa abazhurët e letrës mund të jenë të njohura në dizajnin e kopshtit, ata po shtojnë diçka të re kur bëhet fjalë për ambientet e brendshme. Me panele gjeometrike mbi një kornizë druri, për shembull, ngjyra dhe drita mund të mbushin dhomën pa u mbështetur në një dritë tradicionale të sipërme.

6.     Përmirësimi i ngjyrave

Ndryshimi i ngjyrës së një dhome është një nga mënyrat më të shpejta për t’i dhënë asaj një ndjesi krejt të re. Sky Blue është një nuancë e njohur dhe është emëruar si ngjyra e vitit 2021 .Është ideale kur doni të lidheni me botën e jashtme dhe të shtoni një ndjenjë qetësie në brendësinë tuaj. Ngjyra e Vitit 2022 është Pantone, një nuancë të kuqe vjollce e cila sjell një ndjenjë dinamike që frymëzon dhe motivon.

Përqafimi i tendencave e dekorit të vitit 2022

Përdorimi i tendencave më të fundit për të përmirësuar dekorin e shtëpisë tuaj është një mënyrë fantastike për ta mbajtur shtëpinë të re dhe të freskët. Nuk është e nevojshme të ridizajnoni të gjithë shtëpinë ose të përdorni çdo tendencë për ta rinovuar atë, përfshirja e elementeve të preferuara të tendencave të dekorimit të këtij viti mund t’ju japë frymëzimin dhe shtysën që ju nevojitet për të dekoruar dhe rifreskuar shtëpinë tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *