Një shtëpi pushimi mund të përdoret për shumë qëllime, veçanërisht kur moti është më i ngrohtë dhe planifikoni të kaloni më shumë kohë jashtë. Shtëpija verore është një vend për t’u argëtuar ndërsa merni rreze dielli, një vend relaksi, apo një vend që ju jep mundësinë të qëndroni sa më shumë në natyrë? Në det apo në mal, kudo që të jetë shtëpia juaj duhet të dini se pranë Pierre Cardin Home mundësitë janë të pafundme për ta dekoruar.
Çele shtëpinë me koleksionet verore të tapetëve Pierre Cardin dhe jepini pamje tjetër shtëpisë apo ambienteve tuaja.
Trendet e verës
Nga të gjitha stinët, vera është padyshim ajo që inkurajon më shumë eksperimentimin me ngjyrat, teksturat dhe printet. Vera ju jep mundësi që ta bëni sa më unik dekorimin e shtëpisë tuaj.
Koleksionet e reja të Pierre Cardin Home vijnë me larmishmëri dizajnesh dhe ngjyra nga të theksuara e të ndritshme deri tek ato të qeta pastel. Materialet e përdorura janë miqësore me shëndetin, antimykotike, antibakterale, antinsekt, për një verë sa më të freskët.
Cili është stili i duhur i arredimit për shtëpinë tuaj?
Tregoni guxim për shtëpi në mal
Vera është stina më e ndritshme e vitit, kështu që nuk është çudi që ngjyrat e theksuara shfaqen rregullisht në trendet interior dizajneve të verës. Zgjedhja e nuancave që imitojnë motin me diell për dekorin e shtëpisë tuaj verore do t’ju sigurojë që të jeni në rrugën e duhur: mendoni të verdha të gjalla, portokalli të pasura dhe të kuqe mahnitëse për një gamë klasike verore që nuk del kurrë nga moda. Pra, pse të mos zgjoni shtëpinë tuaj verore duke i veshur muret apo dyshemetë me ngjyra të gjalla? Nëse nuk doni ta lyeni të gjithë shtëpinë me një ngjyrë të theksuar, të paturit e një tapeti plot stil i cili fokusohet në elementë specifikë do t’ju bëjë të keni gjithsesi një ambient plot jetë dhe energji pozitive.
Zgjidhni pastel për shtëpi në plazh
Ndryshe nga paleta e ngjyrave të theksuara që mirëpret vera, pastelët mund të transformojnë shtëpinë tuaj verore dhe të krijojnë një dizajn të butë, tërheqës dhe qetësues. Këto tone të qeta krijojnë një pamje të brendshme të përjetshme dhe shtojnë nuanca delikate të ngjyrave argëtuese në hapësirën tuaj. Të preferuarat pastel duket se janë rozë, e verdhë, jeshile dhe blu, kështu që provoni të përfshini një nga këto nuanca në shtëpinë tuaj verore për një pamje të bukur.
Jepini përparësi të bardhës
Ngjyra më e përjetshme nga të gjitha është e bardha. Ky ton i freskët krijon një kanavacë të zbrazët dhe madje mund të krijojë iluzionin e një hapësire të madhe nëse keni një shtëpi të vogël verore, veçanërisht nëse keni shumë dritare ku drita futet lehtësisht. Ju gjithashtu mund të lyeni dërrasat e dyshemesë me të njëjtën nuancë të pastër për të maksimizuar ndikimin që kanë muret tuaja të bardha. Një sfond i thjeshtë mund të hapë gjithashtu mundësinë për të vendosur shumë mobilje, orendi të buta dhe aksesorë me nuanca të tjera të forta verore. Linja e tapetëve monokolor është zgjedhja e kësaj vere nga interior dizajnerat që zgjedhin Pierre Cardin për projektet e tyre.
Në det apo në mal? Kudo me Pierre Cardin! Tapetët verorë sjellin freski për ambientet tuaja dhe i japin shtëpisë pamjen e merituar. Provoni ndjesinë e komfortit që të jep cdo fije e tapetëve Pierre Cardin këtë sezon dhe jepu pushimeve momente speciale.