Decoration, Design trends, Uncategorized

5 MËNYRA PËR TA BËRË SHTËPINË TË DUKET MË LUKSOZE

Interior Design

Dekorimi ka të bëjë me krijimin e një hapësire të bukur dhe të rehatshme të cilën jemi të lumtur ta quajmë shtëpi.

Një nga kërkesat më të shpeshta që i bëhet një interior designer-i është dekorimi i ambientit në mënyrë që të duket elegant, luksoz e custom made. Në këtë artikull do t’ju shpjegojmë pesë mënyra të thjeshta për ta bërë shtëpinë tuaj të duket më luksoze.

Vilat ndërtohen në bazë të projekteve që përfshijnë detaje arkitekturore të tilla që i bëjnë të duken luksoze pavarësisht arredimit; por edhe nëse shtëpia juaj nuk është ndërtuar që në fillim me përfundime “high end”, ju mund të shtoni detaje që e bëjnë çdo dhomë të duket më e shtrenjtë. Shumica e tyre nuk janë aq të vështira për t’u instaluar apo shumë të kushtueshme për t’u blerë, por kanë një ndikim të madh në pamjen e dhomës.

Diferencën më të madhe ndërmjet një shtëpie të thjeshtë dhë një shtëpie luksoze e bëjnë cilësia e materialeve dhe punimi.

 Le të ndalemi tek disa nga detajet më të rendësishme të cilat do t’jua bëjnë shtëpinë të duket më luksoze:

  1. Muret e bardha

Ngjyra e bardhë është klasike, i reziston kohës, pavarësisht nëse do të keni një ambient modern apo tradicional një ngjyrë e bardhë e ngrohtë e mureve do ti shtojë shtëpisë ndjesinë e pastër dhe luksoze.

  • Ambient simetrik

Vendosja e mobiljeve në formë simetrike krijon një pamje të këndshme dhe automatikisht më luksoze sesa një ambient ku mobiljet janë vendosur në formë të çrregullt. Ambienti ku krijohet më shumë rrëmujë në një shtëpi është dhoma e ndenjes.Kjo pasi është dhoma më e përdorur gjatë ditës. Për të shmangur rrëmujën këndi i dhomës së ndenjes si mobilja që zë hapësirën më të madhe duhet të jetë në simetri me pjesën tjetër të dhomës dhe përvecse i rehatshëm të jetë elegant dhe fin. 

Ajo që ne do të sygjeronim është një kënd prej tekstili nga Doimo Salotti dhe një tavolinë mesi me një linjë minimale dhe të pastër. Arsyeja përse ne e sygjerojmë këtë markë të cilën e gjeni pranë Pierre Cardin Home është se divanet Doimo Salotti nuk i druhen kohës, kanë mbështetëse të dyfishta të rehatshme, modele tërësisht të lëvizshme dhe veshje tekstile të përbërë nga pambuku dhe fijet natyrale, tërësisht të papërshkrueshme nga uji. Doimo Salotti i jep një pamje të rafinuar ambientit tuaj.

  • Dyshemeja 

Dyshemeja, nëse nuk është e shtuar me pllaka mermeri apo me parket druri të një cilësie të lartë i jep shtëpisë një pamje të rëndomtë. Ndryshimi i plotë i dyshemesë kushton dhe është një projekt i gjatë në kohë. Për ti dhënë shtëpisë tuaj një pamje sa më luksoze, të ngrohtë edhe komode do të sygjeronim të investonit në një tapet cilësor.

Tapetët më cilësor me materiale natyrore dhe me dizajne të cilat i rezistojnë kohës në shqipëri mund ti gjeni vetëm pranë Pierre Cardin Home. Hidhini një sy koleksionit të ri të Pierre Cardin Home dhe bëni zgjedhjen që i përshtatet më së miri ambientit tuaj, më pas do t’ju mbetet shumë pak për të bërë në përmirësimin e pamjes së shtëpisë tuaj. 

  • Biankeri dhe aksesorë për dhomën e gjumit.

Veshja e krevatit, carcafët, mbulesat, janë detaje që e bëjnë dhomën tuaj të gjumit të ndihet si një dhomë hoteli me pesë yje. Kjo, pavarësisht nëse mobiljet janë të thjeshta apo custom made.  Zgjidhni materiale cilësore në shtrimin e krevatit për të patur një eksperiencë luksi brenda shtëpisë tuaj.  Për materialet më cilësore dhe punimin më të mirë sërisht do t’ju sygjeronim vetëm Pierre Cardin Home.

  • Bimë dekorative

Në fillim ju thamë që muret e bardha i shtojnë finesë shtëpisë, por nëse shtojmë edhe bimë dekorative do ta çonim në një tjetër nivel. Bimët jeshile përveçse i shtojnë frymëmarrje dhe gjelbërim, shtojnë gjithashtu edhe kontrast në shtëpi. Nëse keni një ambient i cili nuk ka shumë dritë do të sygjeronim lulet e thata ose vazo me bimë artificiale.

Këto ishin sygjerimet tona për ti shtuar klas elegancë dhe ndjesi luksoze shtëpisë. Jemi të sigurtë që me pak investim dhe blerje në vendin e duhur do të arrini të keni pamjen dhe komfortin që dëshironi në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *