Stina e vjeshtës sjell frymëzim visual më shumë se çdo stinë tjetër. Ndryshimi i ngjyrave të gjetheve dhe klima e freskët rindez dëshirat tona natyrore për rehati dhe ngrohtësi. Është pikërisht koha për të zgjedhur tapetët për vjeshtën që do të na mbajnë ngrohtë gjatë kësaj periudhe dhe do të krijojnë një skemë elegante të dizajnit të brendshëm.
Tapeti, jo vetëm që i shton komoditetin, luksin dhe pamjen e pastër dhomës suaj, ai gjithashtu vepron si izolues duke ndihmuar për të mbajtur dhomën më të ngrohtë. Rregullimi i dizajnit të brendshëm në këtë periudhë të vitit do t’ju bëjë të shijoni ndryshimin sezonal brenda hapsirës së shtëpisë tuaj.
Disa këshilla për zgjedhjen e tapetit më të mirë për shtëpinë tuaj këtë vjeshtë:
Ngjyrat e vjeshtës shtojnë elegancë dhe ngrohtësi. Me afrimin e ditëve të ftohta, krijoni një ndjenjë vjeshte duke zëvendësuar gritë dhe blutë e ftohta me ngjyra të ngrohta. Kombinoni dizajnin e brendshëm të shtëpisë tuaj me ngjyra vjeshtore si e kuqja e ndryshkur, ngjyrat e tokës ose gold.
Një dhomë ndenje komode me tapetin e mahnitshëm Erasa nga Pierre Cardin, një tapet me ngjyrë bordo, Erasa 9539C – Pierre Cardin është ideal për t’i mbajtur këmbët tuaja të ngrohta dhe të rehatshme. Ngjyra e thellë shton elegancë dhe mikpritje – perfekte për një dhomë që përdoret për argëtimin e familjes dhe miqve.
Për pjesën festive të stinës së dimrit zgjidhni linjat Nantes apo Cinar të Pierre Cardin. Koleksioni i ri industrial i tapeteve Pierre Cardin(pierrecardin.al).
Zgjedhja e tapetit të duhur është më e lehtë nëse e kuptoni përdorimin e tij në dhomë. Në një dhomë gjumi, dyshemetë në një mëngjes të freskët vjeshte mund të bëhen më të ngrohta me një tapet të bukur me material të butë si leshi ose mëndafshi.
Në dhomën e ndenjes vendosni vetëm një tapet qendror mes divanit dhe tryezës. Pasi të keni zgjedhur tapetët e duhur dekoroni shtëpinë tuaj për vjeshtë dhe dimër me aksesorë që komplimentojnë stilin tapetit që keni zgjedhur. Qirinj të bardhë të gjatë në tavolina dhe komo, perde të trasha të bardha dhe mobilje prej druri të errët krijojnë një dhomë moderne, dimërore, me prekje të rustikës. Për tapetë me nuanca të tokës, sillni natyrë në shtëpinë tuaj me pisha të thata, jastëkë të mëdhenj, me ngjyrë vishnje ose gold.
Për më shumë Vizitoni faqen Pierre Cardin ose showroomet e Pierre Cardin pranë Prestige Home Albania dhe tek Kompleksi Delijorgji, stafi miqësor do t´ju ndihmojë të zgjidhni tapetët e duhur për ju.
Në Pierre Cardin Albania do të gjeni një game shumë të gjerë tapetësh bashkëkohorë të cilët do ti përshtaten më së miri vjeshtës.