Ne në Pierre Cardin, jemi të apasionuar pas tapetëve. Tapetët tanë i gjeni në ambiente të ndryshme; nga shtëpitë klasike dhe bashkëkohore, te baret, restorantet dhe ndërtesat madhështore të ambasadave. Përfitimet e një tapeti janë të mëdha, një tapet me cilësi të lartë është pjesë thelbësore e interior design-it.
Zbuloni më shumë se çfarë mund të bëjë një tapet për hapësirën tuaj.
1 –Izolimi i zhurmave dhe nxehtësisë
Apartamentet në Tiranë janë të mbipopulluara me sipërfaqe të cilat transmetojnë zërin dhe nxehtësinë. Problemi është më i madh në hapësirat me plan të hapur ose dhoma me tavane të larta, ku jehona dhe rrymat e ftohta shkaktojnë parehati. Një tapet me cilësi të lartë siguron izolim të mirë.
2 – Rehati dhe kënaqësi
Komoditeti është një element thelbësor i çdo shtëpie, të dalësh nga shtrati mbi një tapet të butë çdo mëngjes është një nga kënaqësitë e vogla të jetës së përditshme. Tapetat janë një shtesë e shkëlqyer jo vetëm për dhomën e ndenjes por për çdo dhomë të shtëpisë. Ato ofrojnë një sipërfaqe të butë për të ecur ose për të ulur fëmijët të cilët do e vlerësojnë si një vend të rehatshëm për të luajtur.
3 – Tapetet dhe ndikimi ne interio design
Tapetat japin prekjen përfundimtare të çdo skeme të interior design. Një dizajn tapeti veçantë shton dimension dhe strukturë në një ambient. Një tapet mund të rrisë gjithashtu nivelet e dritës, duke nxjerrë në pah dekorin e dhomës.
4 – Shprehni stilin tuaj personal me tapet premium
Një mënyrë e veçantë për të shtuar një vepër arti në një dhomë është të vendosni një tapet të stilistit Pierre Cardin. Dizajnet dhe cilësia e koleksionit të ri të tapetëve industrial do t’ju lënë pa fjalë. Vizitoni showroomet tona në Prestige Home Albania dhe pranë Kompleksit Delijorgji dhe zgjidhni atë që ju përshatet më shumë me stilin tuaj. Tapeti i zgjedhur do t’ju bëhet pika qendrore e ambientit tuaj.
5 – Tapetet ofrojnë Inkuadrim fantastik
Një tjetër qëllim për të cilin shërben tapeti bashkëkohor, është ndarja e një dhome në zona. Në një hapësirë me plan të hapur, një tapet nën divan dhe karrige mund të krijojë një zonë ndenje, të ndarë nga një zonë ngrënieje me tapetin e vet. Edhe në një ambient që i shërben vetëm një funksioni, një tapet mund të koordinohet me dekore të tjera duke harmoni dhe rregull.
6 – Tapetët Pierre Cardin janë të lehtë për t’u kujdesur
Një tapet me punim dore si sixhadet artizanale apo tapetët me fibra natyrale të bamboosë janë gjithashtu një zgjedhje shumë praktike. Të lehtë për t’u pastruar vetë dhe çdo disa vjet mund të dërgohen për t’u pastruar profesionalisht.
7 – Nje tapet mund të mbrojë dyshemenë
Tapetët mund të përdoren për të mbrojtur dyshemenë. Kjo është ideale për dyshemetë që janë veçanërisht delikate ose që gërvishten lehtësisht. Tapetat gjithashtu mund të mbrojnë nga dëmtimi i ujit, kështu që ato të bëra nga materiale absorbuese si leshi janë një zgjedhje e mirë.
8 – Nje tapet Ndryshon ambientin sipas sezonit
Tapetat formojnë bazën e një dhome dhe kontribuojnë në pamjen e saj të përgjithshme. Një tapet i ri në dhomë sjell një përditësim të menjëhershëm të saj. Një tapet me dizajn vjeshte me ngjyra të ndezuara të tokës ndryshon pamjen e ambientit duke bërë një kalim të menjëhershëm nga vera në vjeshtë.
Tani i kuptoni benefitet e një tapeti, pse të mos e bilini një tapet të ri këtë vjeshtë?
Në Pierre Cardin ne kemi një gamë të gjerë tapetësh të bukur, me dizajne unike e cilësi të garantuar. Ju mund të vizitoni faqen tonë Pierre Cardin ose të vizitoni showroomet tona në Prestige Home Albania dhe pranë Kompleksit Delijorgji.