Carpets

Llojet e tapeteve: Gjithcka që duhet të dini

tapet

Llojet e tapetëve: Gjithçka që duhet të dini

Tapetët janë të shkëlqyer për të plotësuar arredimin e një ambienti, kombinojnë  një dhomë bukur, përshtaten me mobiljet dhe nxjerrin në pah stilin tuaj. Zgjedhja e një tapeti, është komplekse. Në treg ju do e gjeni veten të bombarduar nga opsionet, lloje, cilësi, dizenjo e materiale të ndryshme.

CILI LLOJ TAPETI ËSHTË MË I MIRË PËR JU?

Faktorët që duhen patur parasysh kur doni të blini një tapet të ri janë:

Pesha e tapetit

Pesha për metër katror e fibrave të tapetit pa përfshirë peshën e suportit të tapetit duhet të jetë 1.5- 1.7 kg për zona me qarkullim të lartë si koridoret apo kuzhina.Pesha e rëndë e tapetit  do të thotë  qëndrueshmëri më e  lartë.

Lartësia e fijeve të tapetit

Një tapet me grumbull fijesh të ulët ka fibra të shkurtra rreth 0.5 cm të gjatë, jep një pamje të sheshtë dhe një ndjesi të trashë. Është i qëndrueshëm dhe i lehtë për t’u pastruar, është i përshtatshëm për zona me trafik të lartë ose vende me kafshë shtëpiake.

Një tapet me grumbull fijesh të mesëm ka fibra që variojnë në gjatësi nga 0.5-1.2 cm. Është më i butë në prekje dhe mesatarisht i qëndrueshëm.

Tapetet me grumbull fijesh të lartë kanë fibra që variojnë nga 1.2- 2 cm. Këto tapete janë të pasur me pellush i japin dhomës një ndjesi luksoze. Ato janë shumë të ngrohta por të vështira për t’u pastruar.

Rezistenca ndaj njollave

Rezistenca ndaj njollave është një element i rëndësishëm për ata që kanë  fëmijë ose kafshë shtëpiake.

Zakonisht tapetëve i bëhet trajtim për rezistencë ndaj njollave, megjithatë, disa materiale si najloni, poliesteri dhe leshi janë më të lehtë për tu pastruar sesa materialet e tjera. .

Dendësia e grumbullit të fijeve dhe niveli përdredhjes për fije

Dendësia e grumbullit i referohet sasisë së fibrave për metër kub. Pra sa afër janë tufat ose fijet individuale me njëra-tjetrën. Dendësia më e lartë nënkupton një tapet më të trashë me fibra të paketuara fort, duke e bërë atë më të qëndrueshëm.

Niveli i përdredhjes i referohet sa lidhje ka në secilën fije fije. Për shembull, sa më shumë rrotullime në fijet e një tapeti, aq më i qëndrueshëm është tapeti.

Mbështetja e tapetit

Mbështetja e një tapeti është pjesa e pasme e tapetit, e njohur edhe si mbushje. Mbështetja e tapetit ka dy pjesë: suportin primar, ku vendoset fibra sipërfaqësore e tapetit dhe suportin dytësor, që është pjesa që prek dyshemenë.

Mbushja është izolimi i tapetit, i cili mbron fibrën dhe e bën tapetin të rehatshëm për të ecur.

 MATERIALI I TAPETËVE

Faktori më i rëndësishëm që duhet patur parasysh kur blini një tapet është lloji i materialit (fibra) që përdoret për ta bërë atë. Lloji i fibrës së përdorur në një tapet ndikon në shumë faktorë, nga qëndrueshmëria tek mirëmbajtja.

 Materialet e tapetit mund të jenë natyrale ose artificiale.

Fibra natyrale janë materiale natyrore si leshi, pambuku dhe sizali.Tapetet e bëra nga fibra natyrale zakonisht zgjasin më shumë dhe janë më të shtrenjtë dhe luksoz.

Tapetet e punuara me materiale natyrale janë më të mirat për nga cilësia. Ata janë të qëndrueshëm dhe mund të qëndrojnë për dekada.

Fibra sintetike janë materiale artificiale si najloni, poliesteri, trieksta dhe olefina. Tapetët me materiale artificiale janë më të përballueshme, rezistente ndaj njollave dhe janë më të lehta për t’u përshtatur në ngjyra. Por, për fat të keq, ato nuk zgjasin aq gjatë dhe janë më pak miqësore me mjedisin.

 NOTAT E TAPETËVE

Nota e një tapeti i referohet cilësisë së tij. Nota e një tapeti varet nga faktorë të tillë si pesha, lloji i fibrës së përdorur dhe sa mirë është punuar. Një tapet i cilësisë më të lartë do të zgjasë më gjatë, kështu që duhet të merrni parasysh notën përpara se të bëni një blerje.

 Notat i klasifikojnë tapetët në tre lloje:

 Tapetet e klasës së ulët: Këto janë të lehta dhe të lira, me një jetëgjatësi prej tre deri në pesë vjet.

Tapeti i klasës së mesme: Këto janë më të rënda dhe dy herë më të shtrenjta se tapetët e klasës së ulët. Ato zgjasin gjashtë deri në dymbëdhjetë vjet.

Tapeti i klasës së lartë: Këta tapeta janë më të rëndë dhe më jetëgjatë. Ato mund të kushtojnë deri në trefishin e çmimit të klasës së mesme, ato zgjasin 12 deri në 20 vjet.

Me guidën tonë për llojet e tapetëve dhe gjithcka që duhet të dini për ta ju do e keni zgjedhjen shumë më të lehtë.

Për më shumë vizitoni Pierre Cardin Albania, aty do të gjeni koleksionet më të mira të tapetëve me fibra natyrore. Do të njiheni me shumë opsione zgjedhjeje me cilësi maksimale e dizajne unike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *