Carpets

Sa kushton një tapet: Guida e plotë

Tapet ne shitje

SA KUSHTON NJË TAPET?

Tapetët zakonisht kanë çmim për metër katror dhe jo për njësi tapeti. Kjo pasi ashtu si pëlhurat tekstile, tapetët priten sipas përmasave. Pra, kur blini një tapet, shikoni një mostër dhe vendosni se sa metra katrorë dëshironi të blini.

Çmimi i një tapeti mund të variojë nga 5 euro për metër katror deri në mbi 100 euro për metër katror.

FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË ÇMIMET E TAPETËVE

Gjëja e parë që vini re kur shkoni për të blerë një tapet është padyshim, gama e gjerë e tyre dhe variacioni në çmim. Ka faktorë të ndryshëm që ndikojnë në çmimin e një tapeti. Ata janë:

Materiali i përdorur: Lloji i materialit të përdorur ndikojnë në çmim. Për shembull, tapetët e bërë nga fibra natyrale si leshi, pambuku, sizal, bambù etj kushtojnë më shumë sesa  ato të bëra me materiale sintetike si polipropileni, najloni, poliestra etj.

Lloji i grumbullit të fijeve: Gjatësia e fijeve ndikon në pamjen dhe ndjesinë e tapetit, gjithashtu  dikton edhe çmimin e tapetit. Në varësi të gjatësisë së fijeve ato klasifkohen si: Tapetë me grumbull fijesh të ulët, të mesëm, të lartë. Sa më e gjatë fija dhe sa më i mirë punimi i fijes aq më i lartë dhe çmimi.

Ngjyra: Ngjyra dhe dizajni i një tapeti mund të përcaktojnë çmimin e tij. Materialet natyrore janë më të vështira për t’u ngjyrosur dhe si të tilla, porosia e një tapeti me ngjyrë mund të vijë me një tarifë shtesë.

Nota: Si u përmend tek artikulli paraardhës LEXO KETU, tapetët  klasifikohen me nota të cilat i referohen cilësisë që duhet të prisni nga tapeti. Ata vijnë me tre lloje çmimesh, të cilët klasifikohen si më poshtë:

Tapetet e klasës së ulët: Këto janë të lehta dhe të lira, me një jetëgjatësi prej tre deri në pesë vjet.Çmimi varion nga 5 deri në 9 euro për metër katror.

Tapeti i klasës së mesme: Këta lloj tapetët janë të mesëm si nga cilësia, qëndrueshmëria dhe cmimi. Çmimet e tyre variojnë nga 10 deri në 25 euro për metër katror. Ato zgjasin gjashtë deri në dymbëdhjetë vjet.

Tapeti i klasës së lartë: Këta tapetë janë më të rëndë dhe më jetëgjatë. Janë punuar me kujdes, duke mbajtur parasysh komoditetin tuaj, ofrojnë pamje luksoze që zgjat. Çmimet e tyre variojnë nga 30 euro deri në 100 euro  për metër katror. Jetëgjatësia e tyre varion nga dymbëdhjetë deri në njëzet vjet.

KU TË GJEMË TAPETËT ME RAPORTIN MË TË  MIRË ÇMIM/CILËSI?

Pierre Cardin Albania ofron tapetët me cilësinë më të mirë në treg.

Tapetët industrialë dhe sixhadet me fibra natyrore kanë   ofrojnë një pamje luksoze dhe zgjasin për dekada.Çmimet e tapetëve në Pierre Cardin varjojne nga 60- 1000 euro/ tapet. Njihuni me çmimet e tapetëve Pierre Cardin këtu. Ajo që vlen për tu përmendur është se tapetët kanë një raport shumë të mirë çmim/cilësi. Cilësia dhe dizajni i tyre i reziston kohës duke e bërë blerjen e tyre një investim që do zgjasë ndër breza. Bëni zgjedhjen që i përshtatet më mirë stilit dhe buxhetit tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *