Uncategorized

Llojet e Tapeteve Indoor

Arredim Vile

Lloji i tapetit që ju nevojitet varet nga vendi ku do të vendoset, nëse do do të jetë tapet Indoor ose Outdoor! Ndryshimi themelor ndërmjet tyre qëndron tek materiali. Tapetët outdoor janë kryesisht prej materiali najlon ose plastik që përballojnë lehtësisht motin dhe nuk mbajnë lagështirë. Nga ana tjetër tapetët indoor kanë një shumëllojshmëri materialesh si ato natyrale, sintetike dhe të përziera. Disa fibra natyrale janë leshi, mëndafshi, pambuku, juta, sizali dhe bari i detit.

Cilin material të zgjidhni për tapetin indoor?

Zgjedhja e tapetit indoor lidhet ngushtë me interior dizajnin e ambientit tuaj. Sa i përket  materialit, falë inovacionit dhe krijimtarisë së stilistëve dhe prodhuesve të tapetëve në botë, si dhe punës ndërgjegjësuese që bëjnë ekspertët e Pierre Cardin Home në Shqipëri, janë gjithnjë në rritje klientët e ndërgjegjshëm për vlerat e një tapeti të punuar me dorë dhe me materiale natyrale. Kështu që zgjedhja juaj do të orientohet drejt tapetëve natyralë.

Stilet bazë të tapetëve Indoor në Pierre Cardin Home

 Ekzistojnë tre stile bazë tapetësh: tradicionale, kalimtare dhe bashkëkohore. Në Pierre Cardin Home ka një gamë të gjerë modelesh dhe kombinimesh ngjyrash të disponueshme në secilën prej këtyre kategorive. Më poshtë gjeni një përshkrim të shkurtër të stileve bazë:

Tapeti klasik “oriental”, ose sixhadet artizanale orientale janë tapetët e stilit tradicional të frymëzuar nga modelet e zbukuruara dhe të ndërlikuara Persiane dhe Indo-Persiane me ngjyrat e pasura që ishin burimi i industrisë së tapetëve të Indisë. Këto sixhade artizanale të bëra me fibra natyrale prej mëndafshi dhe leshi të cilësisë së parë, të cilat janë eksluzivisht për ambiente të brendshme.

Tapetët e stilit kalimtar, gjithashtu tapetë indoor janë përshtatje e modeleve klasike të tapetëve Persiane, Indo-Persiane dhe stileve të tjera tradicionale orientale. Ato karakterizohen nga paleta ngjyrash të qeta, delikate dhe kanë dizajne të frymëzuara nga natyra. Koleksionet kalimtare janë me ngjyra më të shndritshme dhe modelet kanë një prekje moderne por në thelb evokojnë tapetët klasikë. Shikoni këtu disa prej modeleve të koleksionit të tapetëvë rë stilit kalimtar.

Tapetët indoor te stilit bashkëkohor janë fantastik, janë në modë dhe kanë dizajne të përsosura për një hapësirë banimi ose komerciale, dizajni dhe arredimi i së cilës është dukshëm modern. Shembuj të tapetëve bashkëkohorë mund ti gjeni këtu.

Ekziston një larmi e madhe opsionesh për secilin stil dhe gjetja e tapetit të duhur mund të duket e vështirë. Për shembull: Tapetin bashkëkohor e gjeni me dizajn gjeometrik, me lule ose grafik.

Në Pierre Cardin pavarësisht se ka qindra tapetë në gjendje, gjetja e të duhurit që përshtatet me stilin dhe buxhetin tuaj nuk është aspak e vështirë. Konsulentët e Pierre Cardin do  t’ju ndihmojnë në këtë proces, si në showroom gjithashtu dhe kur kërkoni tapet online. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *