Carpets

Tapet për Shtëpi- Benefitet e Tapetëve

tapet

Me kaq shumë lloje tapetësh mund të jetë e vështirë të përcaktohet se cili është i duhuri për ju. Tapeti ofron një sërë benefitesh që nuk mund t’i arrini me opsionet e tjera të dyshemesë. Lexoni më poshtë për të kuptuar shumë nga mënyrat unike se si tapeti shton bukurinë, performancën, rehatinë, vlerën, sigurinë dhe qëndrueshmërinë në shtëpinë tuaj.

Tapeti Shton Bukuri dhe Stil

Në varësi të pamjes që dëshironi të arrini, tapeti mund të jetë një bazë neutrale ose një pikë qendrore me ngjyra të gjalla, modele të theksuara dhe tekstura interesante. Zgjedhja e tapetit pasqyron mënyrën se si dëshironi të personalizoni hapësirën tuaj të jetesës. Me mijëra stile dhe ngjyra tapetësh për të zgjedhur, mundësitë janë të pafundme pranë Pierre Cardin Home!

Tapeti Përmirëson Cilësinë e Ajrit të Brendshëm

Tapeti vepron si një filtër ajri pasiv, duke bllokuar pluhurin, polenin dhe grimcat si rrjedhojë ai i largon ato nga zona e frymëmarrjes. Studimet kanë treguar se njerëzit me astmë dhe probleme alergjike kanë përmirësim simptomash me tapet në shtëpi.

Tapeti Ofron Ngrohtësi dhe Rehati

Tapeti siguron izolim termik. Në klimat ose stinët më të ftohta, tapeti ruan ajrin e ngrohtë më gjatë dhe përveçse e mban shtëpinë tuaj komode në dimër, ky atribut kursen energji. Tapeti gjithashtu ofron një vend të rehatshëm për t’u ulur, për të luajtur ose për të punuar dhe i jep dhomës një ndjesi të përgjithshme më të ngrohtë.

Tapeti ju Mbron nga Rrëshqitjet

Tapeti ofron siguri për të gjithë familjen, duke përfshirë të vegjlit, individët e moshuar dhe kafshët shtëpiake. Tapeti na mbron, zvogëlon mundësinë për rrëshqitje dhe minimizon dëmtimet kur ndodhin rënie.

Tapeti Zvogëlon Zhurmën

Televizorët, telefonat, kompjuterët dhe sistemet e zërit i bëjnë shtëpitë tona vende të zhurmshme.Tapeti ndihmon në thithjen e këtyre tingujve, duke e bërë më të lehtë punën, mësimin dhe gjumin. Tapeti gjithashtu funksionon si një pengesë zëri midis kateve duke ndihmuar në bllokimin e transmetimit të zërit në dhomat më poshtë. Tapeti në shkallë zbut zhurmën e hapave të këmbëve.

Tapeti Pastron Ajrin. 

Graviteti bën që grimcat e zakonshme shtëpiake, të tilla si pluhuri, poleni dhe fijet e kafshëve shtëpiake të bien në dysheme. Tapeti bllokon grimcat, i largon ato nga zona e frymëmarrjes dhe redukton qarkullimin e tyre në ajër. Pastrimi i duhur me vakum heq në mënyrë efektive pluhurin dhe alergjenët nga tapeti dhe i mban ato jashtë ajrit që thithim.

Mbrojtje nga Alergjitë

Si ndikon tapeti në astmë dhe alergji? Studimet kanë treguar se tapeti i pastruar siç duhet është zgjidhja më e mirë për dyshemenë për ata që kanë astmë dhe alergji. Studimet shpjegojnë se tapetët e pastruar në mënyrë efektive mund të bllokojnë alergenet dhe grimcat e tjera, duke rezultuar në më pak grimca ë ajër.

Tapetët e Piere Cardin Home janë me materiale natyrore, me cilësi të lartë dhe garanci. Ata do t´ju ofojnë komoditet, mbrojtje nga rrëshqitjet dhe alergjitë dhe  ajër më të pastër. Pra një tapet Piere Cardin përmirëson cilësinë e jetes tuaj. Ejani pranë Piere Cardin dhe zgjidhni tapet për shtëpinë me cilësinë më të lartë të tapetëve në Shqipëri.

Ju mirëpresim në showroomet tona:

1- Kompleksi Delijorgji, Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë 1000

2-Qendra Prestige Home Albania (Autostrada Tiranë-Durrës Vora 1032 AL, Km. 12, Vorë)

3-Lagjja Bahçallëk, Shkodër. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *