Carpets

Revolucioni i Tapetëve

tapetët

Tapetët kanë kaluar një revolucion të madh në dekadën e fundit. Kanë ikur kohët kur zgjedhjet e tapetit ishin të kufizuara në modele, ngjyra apo materiale. Dizajnerët si dhe klientët po eksperimentojnë më shumë me nuanca më të freskëta dhe me materiale natyrale.

Tapet me Ngjyra dhe Dizenjo të Reja

Ngjyra gri dhe blu të shkrira së bashku janë kombinime të njohura për tapetët dhe funksionojnë mirë në shumë stile arredimi. Në dekadën e fundit tapetët po zgjidhen me ngjyra dhe modele më të guximshme duke shtuar kështu një pikë qendrore në ambient. Dizenjot e reja kombinojnë fijet e prera dhe fijet e gjata në një tapet. Tapeti me fije të përdredhur është stili më popullor dhe vjen në një larmi të madhe ngjyrash. Ky stil tapeti ishte më i popullarizuari në vitet ’70, dhe quhej tapet “shag”. Me kalimin e viteve, tapetit me grumbull fijesh i ra popullariteti pasi perceptohej si “i vjetëruar” dhe “i vështirë për t’u pastruar”. Vitet e fundit, këto stile tapetesh kanë hyrë sërish në trend për shkak të strukturës së tyre unike dhe përparimeve në teknologji që e bëjnë më të lehtë pastrimin.

Tapetë të Lehtë në Përdorim

Në dekadën e fundit po prodhohen gjithnjë e më shumë produkte që lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën tonë. Ky trend ka prekur dhe tapetët. Ka ikur koha e tapetëve të rëndë, që mbulojnë të gjithë dyshemenë. Tapeti me fije të prera dhe nyje të vogla të cilët krijojnë një sipërfaqe të fortë që nuk mbledh papastërtitë dhe grimcat aq lehtë ka marë shumë popullaritet vitet e fundit. Një avantazh i këtij lloj tapeti është fakti që është i disponueshëm në Pierre Cardin Home dhe vjen në një larmi madhësish dhe ngjyrash, kështu që me siguri do të merrni tapetin perfekt për ambientin tuaj. Për ta pastruar, thjesht fshini me një fshesë me korrent dhe tapeti do të jetë i pastër menjëherë.

Zgjedhje Miqësore me Mjedisin.

Ndryshim të madh në vitet e fundit përbën dhe zgjedhja e materialeve të tapetëve. Më parë mund të zgjidheshin dhe materialet prej najloni apo prej poliestre, kjo pasi tregu ka qenë më i kufizuar në llojshmëri. Tani jemi më të ndjeshëm ndaj mjedisit dhe po bëjmë zgjedhje më të qëndrueshme. Sic e kemi përmendur dhe tek Tendencat e tapetëve – ngjyrat, materialet dhe stilet e reja për vitin 2023

tapetët me fibra natyrale i kanë zënë vendin tapetëve jo të tillë dhe janë në trend këtë vit. Kjo sepse tapetët me fibra natyrale si ato prej mëndafshi, sisal, bambu etj, janë të qëndrueshëm dhe të bio-degradueshëm duke i bërë ato një zgjedhje miqësore me mjedisin.

Tapetët ultramodernë me parametra të larta që plotësojnë standartet për vitin 2023 i gjeni në Pierre CardinPrestige Home Center

Koleksionet e tapetëve të Pierre Cardin Home vijnë më një cilësi më të mirë, për një shtëpi më të bukur dhe një më cilësore. Nxitoni të përfitoni 30% ulje për çdo produkt vetëm për 3 ditë 29-31 janar! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *