Në Pierre Cardin jemi të apasionuar pas tapetëve.Tapetët tanë me dizajne ekskluzive i gjeni të vendosur në ambiente të ndryshme si shtëpitë klasike dhe bashkëkohore, te baret, restorantet dhe institucionet e rëndësishme në vend. Përfitimet e një tapeti janë të mëdha dhe një tapet me cilësi të lartë është një pjesë thelbësore e dizajnit të brendshëm. Zbuloni më shumë se çfarë mund të bëjë një tapet për ambientin tuaj.
Përfitimet nga tapeti #1 – Absorbimi i Zërit dhe Nxehtësisë
Shumë shtëpi moderne janë me sipërfaqe të mëdha që nuk absorbojnë as zërin dhe as nxehtësinë. Problemi më i madh është në ambientet me plan të hapur ose dhoma me tavane të larta, ku jehona dhe rrymat e ftohta ndjehen më shumë. Një tapet, qoftë edhe me një grumbull të shkurtër siguron izolim rrit ngrohtësinë.
Përfitimet nga tapeti #2 – Komoditet dhe Kënaqësi
Komoditeti është një element thelbësor i çdo shtëpie dhe të dalësh nga shtrati mbi një tapet luksoz çdo mëngjes është një kënaqësi më vete. Tapetët janë një shtesë e shkëlqyer për çdo dhomë të shtëpisë, jo vetëm për dhomën e ndenjes. Ato ofrojnë një sipërfaqe të butë për të ecur ose ulur dhe fëmijët, vecanërisht gjatë stinës më të ftohtë.
Përfitimet nga tapeti #3 – Detaje të Këndshme
Tapetët japin prekjen përfundimtare të çdo skeme të dizajnit të brendshëm. Një dizajn i vecantë tapeti si ato të stilistit Pierre Cardin shton dimension dhe strukturë në ambient. Një tapet mund të rrisë gjithashtu nivelet e dritës, duke nxjerrë në pah detajet e dekorit të dhomës.
Përfitimet nga tapeti #4 – Shprehni Stilin tuaj Personal
Një mënyrë e vecantë për të shtuar një vepër arti në një dhomë, përvec pikturave në mur është të shtroni një tapet të stilistit Pierre Cardin. Ka një gamë të gjerë të pjesëve të mrekullueshme të disponueshme në showroomin e Pierre Cardin pranë Prestige Home Center. Klikoni këtu për të parë koleksionin.
Përfitimet nga tapeti #5 – Inkuadrim Fantastik
Një tjetër qëllim që shërben tapeti bashkëkohor, është ndarja e një dhome në zona. Në një ambient me plan të hapur, një tapet nën divan dhe karrige mund të krijojë dhomën e ndenjes, e cila ndahet nga zona e ngrënies me tapetin e vet. Edhe në një hapësirë që i shërben vetëm një funksioni, një tapet mund të ankorojë së bashku objekte të shumta duke krijuar një ndjesi rregulli.
Përfitimet nga tapeti #6 – Mbrojtja e Dyshemesë
Tapetët gjithashtu përdoren për të mbrojtur dyshemenë poshtë. Kjo është ideale për dyshemetë që janë veçanërisht delikate, që gërvishten lehtësisht ose janë të dëmtuara. Tapetët gjithashtu mund të mbrojnë ambientin nga lagështira, në këtë rast ato me materiale absorbuese si leshi janë një zgjedhje e mirë.
Përfitimet nga tapeti #7 – Ndryshim i Shpejtë dhe Fleksibël
Tapetët janë pikë qendrore e një dhome dhe kontribuojnë jashtëzakonisht shumë në pamjen e saj të përgjithshme. Azhornoni ambientin tuaj me një tapet të ri. Një përfitim shtesë i një tapeti me nyje dore i cili zgjat shumë kohë është se ai mund të lëvizë me ju nga shtëpia në shtëpi. Një tapet i punuar me dorë është vërtet një tapet për tërë jetën.
Tani që i kuptoni përfitimet e një tapeti, pse të mos blini një të ri për shtëpinë tuaj? Në Pierre Cardin ne kemi një koleksion unik tapetësh, të cilët mund ti shikoni në faqen tonë në internet kliko këtu. Për ti parë nga afër vizitoni showroomin tonë të tapetave në Prestige Home Center.