Decoration

Këndet Doimo Salotti në Pierre Cardin

Doimo Salotti

Kënde Divanesh modulare, 100% Italiane, me porosi i gjeni vetëm në Pierre Cardin pranë Prestige Home Center. Pierre Cardin ka sjellë për ju divane të madhësive të ndryshme për të kënaqur çdo projekt arredimi, nga një ambient modern dhe të sofistikuar, në një stil më klasik dhe tradicional. Në varësi të kërkesave, divani mund të mbulohet me pëlhurë ose lëkurë, për të ndjekur stilin tuaj dhe për t’u përshtatur në mënyrë perfekte me të gjithë arredimin e dhomës së ndenjes.

Puna jonë na bën të jemi në kontakt të përditshëm me pyetjet dhe kuriozitetet tuaja. Ne mbledhim statistika për kërkesat më të shpeshta të klientëve, në lidhje me mobiljet dhe këndet e divaneve. Në këtë artikull stafi ynë do t’u përgjigjet pesë pyetjeve më të zakonshme, me besimin se këto përgjigje do tju ndihmojnë në zgjedhjen e divaneve për shtëpinë tuaj.

1. A Mund ta Ndërroj Mbulesën e Divaneve?

Të gjitha divanet prej pëlhure, lëkure ose mikrofibra nga Doimo Salotti janë plotësisht të lëvizshme. Kjo veçori ju lejon të kërkoni zëvendësimin e mbulesave edhe pas vitesh nga blerja. Sigurojmë disponueshmërinë e mbulesës së divanit të blerë deri në 10 vjet nga ndërprerja eventuale e modelit.

Kjo do të thotë që edhe nëse divani që ju keni nuk prodhohet më, për 10 vite të tjera mund të krijojmë dhe t’ju japim një mbulesë të re.

Sigurisht, Doimo Salotti ka përditësuar vazhdimisht koleksionet e saj të pëlhurave dhe për këtë arsye ju rekomandojmë të kontaktoni për të zgjedhur pëlhurën më të mirë, më të përshtatshme për ju dhe rezistente ndaj gërvishtjeve ose njollave.

2. A Mund të Ndërroj Bazat e Divanit tim?

Nëse keni një kënd divanesh që pranon disa mundësi për sa i përket ngjyrave dhe formave për mbështetësit e tij bazë, mund t’i ndryshoni ato, përndryshe nuk është e mundur. Për t’i porositur mjafton të kontaktoni një shitës Doimo Salotti në zonën tuaj, për Shqipërinë është Pierre Cardin Albania i cili do t’ju japë të gjithë informacionin e nevojshëm.

3. Si të Pastroj Mbulesën e Divanit prej Lëkure?

Një mirëmbajtje e duhur është thelbësore për veshjet eko-lëkurë. Mos përdorni larës kimikë.  Ata pastrojnë mirë, por pas një periudhe të shkurtër (varet nga sa i përdorni) divani juaj mund të dëmtohet në formë të pa rikuperueshme. Nëse duhet të hiqni njollat, përdorni një sfungjer të lagur në ujë dhe një sasi të vogël sapuni neutral, por thajeni shumë mirë sipërfaqen pas pastrimit. Lagështia dëmton lëkurën!

4. A ka Mbulesa Kundër Gërvishtjeve?

Doimo Salotti ka kënde divanesh që garantojnë një rezistencë 100% kundër gërvishtjeve. Megjithatë, ka disa pëlhura të cilat për shkak të strukturës së tyre mund të grisen dhe fërkohen. Zakonisht ato janë veshje me poliesterë, si p.sh. disa mikrofibra ose pëlhura me struktura të dendura rezistente ndaj njollave dhe rezistente ndaj ujit. Mbani në mend se zgjedhja e pëlhurave që lahen lehtësisht ose një kënd divanesh me mbulesë të lëvizshme mund të bëjë diferencën.

5. A mund ta heq elementin L dhe ta zëvendësoj me një mbështetëse krahu?

Varet nga lloji i divanit që keni blerë. Nëse këndi i divaneve ka një sistem bashkimi me mbërthecka metalike, ndryshimi është i mundur, përndryshe nuk është.

Ejani në Pierre Cardin dhe shikoni nga afër këndet e divaneve Doimo Salotti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *