Për shumë njerëz, fillimi i dimrit do të thotë të mblidhen në shtëpi, duke numëruar me durim sekondat derisa të kthehet dielli dhe temperaturat të ngrohen. Ndërsa për ata, që e adhurojnë dimrin dhe duan të marrin më të mirën nga çdo stinë, nuk ka kohë më të mirë për t’i dhënë një fytyrë të re shtëpisë suaj. Sidoqoftë, nuk keni nevojë të investoni në një rinovim të madh për të transformuar hapësirën tuaj në një vend komod dhe të rehatshëm nga të ftohtit. Me ndihmën e arkitektëve të brendshëm dhe ekspertëve të tjerë të industrisë, ne kemi gjithçka që ju nevojitet për ta kthyer shtëpinë tuaj në një hapësirë komode ku do të jeni të etur për të pritur dimrin.
Doni të bëni një ndryshim, i cili ka një ndikim të madh në pamjen e shtëpisë, njëkohësisht duke mos ja ndryshuar strukturën e saj?
Sekreti qëndron tek tapeti. Po, po është pikërisht ky aksesor, i cili mund të anashkalohet nga shumë njerëz, por i jep një “look” të ri shtëpisë suaj.
Tapetët handmade të denur me qime
Tapetet handmade, janë zgjedhja ideale për t’i dhënë shtëpisë ndjenjën e ngrohtësisë dhe komfortit. Këto tapete kanë aftësinë për t’i dhënë çdo hapësire ndjesinë, që ta krijon vetëm shtëpia.
Pyetja tjetër, që mund t’ju mundojë është: duhet një tapet i madh, i cili mbulon të gjithë zonën apo një tapet dhe disa qilima shoqërues?
Për këtë përgjigjjen e keni vetë ju. Për ata që pëlqejnë të luajnë me format, hapësirat, ngjyrat dhe materialet shtresëzimi i tapetëve dhe qilimëve është një mundësi perfekte.
Kombinoni së bashku tapetët handmade të Pierre Cardin me tapetët industrial dhe krijoni shtëpinë më mikpritëse dhe të ngrohtë të të gjitha kohërave.
Mos hezitoni të rrezikoni dhe të krijoni kombinime të reja nga gama e gjerë e tapeteve Pierre Cardin.
Ndërkohë, ata , të cilët nuk pëlqejnë të rrezikojnë dhe duan atë komfortin dhe sigurinë, që tapeti i tyre është universal dhe përshtatet me çdo aksesor në shtëpi, rekomandohet një tapet i madh, i cili zë shumicën e hapësirës dhe nuk ka nevojë për qilima dhe rrugica shoqëruese.
Pierre Cardin ofron një larmishmëri zgjedhjesh të tapetëve. Duke filluar nga madhësia e personalizuar, ngjyrat e pafundme, materialet më të preferuara, tapetë të punuar në mënyrë handmade dhe në mënyrë industriale.
Jepini jetë shtëpisë tuaj gjatë dimrit të ftohtë dhe të gjatë me tapetët Pierre Cardin
Tapetet tanë jo vetëm i shtojnë bukurinë shtëpisë suaj, por materiali i tyre cilësor i punuar me kujdes nga duart e artizanëve tanë më të mirë, bën që këta tapetë të jenë me një jetëgjatësi të gjatë dhe me shumë vite garanci. Një tapet Pierre Cardin është një investim për shtëpinë tuaj. Investo në tapetin e duhur dhe shikoni sesi e gjithë pamja e shtëpisë suaj do të përmirësohet.
Zgjidh më të mirin, për shtëpinë tuaj! Zgjidh tapetët e punuar me kujdes të Pierre Cardin!
Created by dilema.al