Carpets

Tapet Handmade: Si të gjejmë madhësinë e duhur

pierre cardin

Mos dhënia rëndësi e tapetit është një gabim i zakonshëm, që bëhet kur dekorohet një shtëpi. E vërteta qëndron se tapetët dhe rrugicat kanë një rol shumë të rëndësishëm në dekorimin e shtëpisë, pasi tapetët dhe rrugicat janë ato, të cilët i japin ngrohtësinë dhe shtresat e duhura shtëpisë. Për këtë aryse tapeti dhe rrugica duhet zgjedhur me shumë kujdes dhe mendim. 

Tapetët janë epitoma dhe përfaqësuesit e luksit, duke ofruar rehati, ngrohtësi, ngjyra dhe dizajne të bukura. Tapetët mund të përdoren për të ndarë hapësirat dhe zonat e një dhome, tregojnë stilin dhe artin e shtruar në tokë. 

Me shumëllojshmërinë e materialeve, stileve dhe teksturës nuk është e lehtë të gjendet tapeti i duhur. Pavarësisht, stileve dhe larmishmërisë Pierre Cardin gjigandi i tapetëve handmade dhe industrial do t’ju ndihmojë të krijoni idenë e tapetit tuaj ideal. 

Madhësia e Tapetit 

Kur blini online ose edhe në dyqan është e vështirë të vizualizohet madhësia e tapeti dhe si do të duket ai në dhomën tuaj, prandaj është e rëndësishme që ju të masni afërsisht hapësirë ku ju do të vendosni tapetin. Madhësia e tapetit është shumë esenciale dhe projektuesit e Pierre Cardin këshillojnë, që asnjëhere mos ta mbuloni plotësisht dyshemenë me tapet, por të lini dhe pak dysheme anash tapetit, përndryshe tapeti e humbet efektin e tij. 

Si ta dalloj madhësinë e duhur për tapetin?  

Pierre Cardin ka krijuar një guidë se si ju mund t’i matni madhësinë e tapetit. 

Tapet kuzhine dhe dhomë ngrënie

Për të matur tapetin e kuzhinës dhe dhomës së ngrënies, matni perimetrin e tavolinës dhe shtojini 140-150 centimetra gjatësisë dhe gjerësisë. Kjo mundëson që tapeti të jetë porpocional me tavolinën dhe të lërë hapësirë dhe për karriget, të cilat kur të tërhiqen të jenë brenda tapetit. 

Tapet në dhomën e gjumit 

Në dhomën e gjumit duhet të siguroheni që tapeti të qëndrojë mirë dhe i puthitur me kornizat e krevatit. Për këtë arsye i shtohet minimumi 60 centimetra çdo matje, e cila nuk prek murin. Nëse zgjoheni në mëngjes dhe këmbët tuaja prekin drejtëpërsëdrejti në tokë është një ndjesi e keqe, prandaj këshillohet që tapeti të prekë kornizat e krevatit. 

Tapet në dhomën e ndenjes 

Rregulli kryesor për matjen e tapetit në dhomën e ndenjes është t’i hiqni madhësisë së dhomës suaj 60 centimeta gjatësi dhe gjerësi dhe kështu do të gjeni madhësinë e duhur të tapetit për dhomën tuaj të ndenjes. 

Tapet në korridor 

Për tapetët në korridor përsëri matet hapësira e përgithshme e korridorit dhe i hiqet 30 centimetër nga gjerësia dhe 60 centimetër nga gjatësia. Në këtë mënyrë ju do të gjeni tapetin perfekt, i cili puthitet dhe qëndron perfekt në korridor. 

Këto janë mënyrat për të matur madhësinë e tapetit, i cili është një faktor kyç në gjetjen e tapetit ideal dhe harmonisë së tij me mobiljet e tjera të shtëpisë. Tapetët janë një faktor kompleks, i çdo shtëpie. Tapetët handmade janë pjesë arti të punuara me kujdes, të cilët i japin shtëpisë elegancën e duhur dhe stilin e saj unik. Pierre Cardin është epitoma e tapetëve handmade dhe luksoz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *