Uncategorized

8 arsye përse tapetët janë shumë të rëndësishëm

Tapetët janë një akseror, të cilët i gjeni nëpër shtëpi, zyra, studio, dyqane dhe shumë e shumë hapësira të tjera. Tapetët janë gjithmonë aty edhe pse në shumicën e rasteve ne nuk i vëmë re dhe nuk i kushtojmë rëndësi. Më poshtë do të listojmë disa nga benefitet dhe funksionalitetet që kanë tapetët, të cilat na e bëjnë jetën më praktike dhe më të mirë.  

Paraqitja 

Tapetët i shtojnë dekorit tuaj bukurinë dhe elegancën e nevojitur përmes ngjyrave, materialeve, kombinimeve, përbërjes, etj. Tapetët ndihmojnë në krijimin e imazhit të hapësirës suaj, qoftë kjo shtëpisë suaj ose zyrës. 

Stili 

Me qindra ngjyra, materiale, preje dhe forma është shumë e lehtë për të gjetur stilin tuaj. Të keni stilin tuaj personal dhe ta shfaqni atë në dekorin e shtëpisë ose zyrës suaj është diçka shumë e bukur dhe me larmishmërinë që ju ofrojnë tapetët është shumë e lehtë, për të gjetur një tapet që ju përshtatet. 

Izolimi

Tapeti ndihmon në kursimin e energjisë, pasi është një kontribues i rëndësishëm në izolimin e mjedisit të mbyllur. Tapeti izolon dyshemen duke bërë që ngrohtësia e dhomës të shtohet prej tapetit. 

Ndjesia 

Provoni të uleni përpara një oxhaku pa tepet të shtruar poshtë, do të ndjeni vetëm fortësinë e dyshemesë. Tapetët kur vendosi këmbët tuaja mbi to, ju japin ndjesinë e butësisë, rehatisë dhe komfortit. Ndjesia që tapetët përciellin do t’ju bëjë ta ndjeni më shumë shtëpinë. 

Akustika

Studimet kanë treguar se tapetët ndihmojnë në përthithjen e zhurmave dhe tapetët të cilët janë më të trashë dhe përbëhen nga shumë qime e kanë më të madhe këtë aftësi. 

Siguri

Ne kemi më shumë shance të rrëshkasim dhe të rrëzohemi në një dysheme pa tapet sesa në një dysheme pa tapet. Për këtë arsye është e rëndësishem që pjesë të ndryshme të hapësirave tuaja të jenë të mbuluara me tapet, sidmos nëse keni fëmijë të vegjël. 

Shëndeti 

Eshtë e vërtetuar se tapetët ndihmojnë në bllokimin e alergjive, pluhurit dhe ndotësit e tjerë, duke i mbajtur ato të bllokuar në një vend derisa të hiqen siç duhet. Një dysheme pa tapetë do të bëjë që të gjithë pluhurat të shpërndahen nëpësh shtëpi dhe të përkeqësojë njerëzit, të cilët vuajnë nga alergjitë. 

Tapet të qëndrueshëm

Avancimi i teknologjisë ka arritur të ndihmojë në riciklimin e tapetëve. Një tapet i vjetër mund të riciklohet në një tapet të ri ose në produkte të tjera. Sipas një studimi në vitin e fundit nga 121 miljon kilogram tapet të mbledhur mbi 85% është arritur të riciklohet në tapet të rinj. Kjo është diçka shumë pozitive për mjedisin dhe ka ndihmuar në uljen e ndotjes. 

Siç mund ta shikoni tapetët, përveç funksionit estetik dhe stilit kanë edhe shumë funksionalitete të tjera, të cilat na ndihmojnë në jetën e përditshme pa i vënë re ato. Nëse jeni në kërkim të tapetit ideal, atëherë Pierre Cardin është vendi i duhur për t’u vizituar. Na vizitoni në showroomet tona dhe zbuloni gamën e gjerë të tapetëve handmade dhe industrial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *