Koha më e mirë për të bërë blerje është tani! Përfitoni nga uljet e verës pranë Pierre Cardin
E keni pyetur ndonjëherë veten se cila është përiudha më e mirë për të bërë blerje? Në fakt secili prej nesh mendon se periudha më e mirë e vitit për të bërë blerje është para sezonit të festave të fundvitit. Në fakt jo! Periudha e fundvitit është më e ngarkuara sa i përket blerjeve për shtëpi, por kjo nuk do të thotë se do të gjejmë çmimet më të mira apo shërbimin më të mirë në atë kohë.
Kur duhet të blini për të marrë çmimin më të mirë për të gjitha llojet e mobiljeve?
Moda ndryshon sipas stinëve, moda e arredimit gjithashtu. Disa periudha të vitit janë më të mira se të tjerat për të blerë lloje të ndryshme orendish, nga tavolinat e punës deri tek ndenjëset në verandë. Ndërsa ka shumë faktorë që ndikojnë në blerjen e mobiljeve, dy faktorët kryesorë janë kosto dhe koha e blerjes.
Mobiljet dalin me ulje gjatë periudhave të caktuara të vitit dhe sa më të ulëta të jenë çmimet, aq më shumë opsione potenciale do të keni që përshtaten me buxhetin tuaj. Festat e fundvitit janë një mundësi për të blerë mobilje për shtëpi apo për zyrë, por kjo nuk është koha më e mirë që mund të kurseni.
Ja se kur duhet të blini për të marrë çmimin më të mirë për të gjitha llojet e mobiljeve.
Blini Mobilje Tani! Po po pikërisht tani!
Super oferta për të gjithë gamën e produkteve. I gjithë koleksioni i mobiljeve klasike, moderne dhe çdo kategori tapeti vjen me 20-50% ulje në këtë sezon veror.
Pierre Cardin vjen ndryshe ketë verë. Me nje koncept të ri në showroom, dhe oferta të pafundme në të gjithë gamën e produkteve.
Ju presim pranë showroomit tonë në Prestige Home Center. Autostrada Tiranë-Durrës KM.12.