Carpets

Tapetët ideal për sezonin e verës

tapetët

Sezoni i verës ka filluar. Kjo periudhë e shumëpritur më në fund erdhi dhe të gjithë ne jemi gati për ditët e nxehta. Ne jemi gati, po shtëpitë tona a janë? 

Ju mund t’i keni hapësirat tuaja të arreduara shumë bukur, por a janë të përshtatshme për verë? Do të thoni ju që ne nuk mund ta ndryshojmë çdo sezon arredimin e shtëpisë, zyrës etj., sepse është një kosto shumë e lartë. E vërtetë, por ai element që mund të ndryshoni për t’i dhënë një pamje të re shtëpisë suaj është TAPETI. 

Tapeti është ai që bën një diferencë shumë të madhe, duke e bërë shtëpinë tuaj të duket nga dimërore në verore. 

Ajo çfarë ekspertët tanë sugjerojnë është të zgjidhni një tapet neutral, natyral dhe me ngjyra të freskëta, të përshtatshme për këto ditë vere. Hiqni dorë nga tapetët me push dhe me qime dhe zgjidhni modele më verore. 

Tapetët më të mirë gjatë verës janë: 

Tapet prej pambuku

Pambuku është një nga materialet më të përdorura për tapetët në verë. Tapetët prej pambuku zakonisht janë tapetë industrial, duke i bërë ato pak më të përballueshmëm financiarisht, në këtë mënyrë, ju mund t’i ndërroni në çdo sezon pa u shqetësuar. 

Tapet prej mëndafshi

Këta lloj tapetësh u shtojnë një freski dhe butësi çdo hapësire ku vendosen. Ata duken shumë elegant dhe janë perfekt për stinën e verës. Duke qënë se tapetët prej mëndafshi janë të thurur me dorë, ato janë pak më të shtrenjtë se tapetët e tjerë, por ju mund t’i mbani ato për një kohë shumë të gjatë. 

Duke qënë se tapetët janë një investim shumë i rëndësishëm ne ju rekomandojmë të vizitoni showroom-et Pierre Cardin dhe të informoheni më shumë rreth tyre dhe të gjeni atë që ju përshtatet më së shumti. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *