Decoration, Design trends, Furniture

Pse duhet të punësoni një interior designer

Doimo Saloti

Kanë ikur ditët kur mendohej se dizajni i brendshëm ishte thjesht një shprehje pompoze për një shije të mirë në arredimin e një hapësire apo thjesht diçka si zgjedhja e pëlhurave apo ngjyrave të duhura për t’u përdorur.

Në ditët e sotme ka gjithnjë e më shumë nga ata që e kuptojnë rëndësinë e vërtetë të një hapësire të kujdesur nga specialistët. Dizajni i brendshëm është një proces që i njeh klientët me një sërë zgjidhjesh estetikisht më të këndshme dhe më efikase për një përdorim më të mirë të hapësirës së tyre.

Qëllimi i interior design është të përmirësojë përvojën e përdoruesit duke menaxhuar më mirë hapësirën e disponueshme në mjedisin e ndërhyrë.

Specialistët përgjegjës për dizajnin e brendshëm të shtëpisë ose zyrës tuaj e vlerësojnë atë, dëgjojnë nevojat tuaja dhe reflektojnë mbi opsionet që optimizojnë përdorimin e saj, bazuar në atë që dëshironi për çdo ndarje.

Në thelb, është një mënyrë për të transformuar jetën e njerëzve që jetojnë ose shijojnë një hapësirë ​​të caktuar, duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre përmes dizajnit dhe dekorimit.

Le të ndalemi në atë cfarë një interior designer do ti japë më shumë ambientit tuaj:

Personalitet

Dizajni i brendshëm i jep një hapësire personalitetin e vet përcaktues. Ju mund ta dalloni lehtësisht personalitetin e pronarëve bazuar në interior design-in e shtëpisë. Interior design-i është një pasqyrë e cila shërben për të shpehur vetveten dhe stilin e jetesës së atyre që do të banojnë në të. Gjithashtu kjo shërben edhe për zyrat dhe ambinetet e punës. Arredimi i brendshëm nxjerr në pah llojin e aktivitetit që kryhet në atë ambient. P.sh kur shkoni tek zyra e noterit ju e kuptoni menjëherë që jeni në një noteri.

Funksionalitet

Çdo hapësirë ​​fiton rëndësi me rritjen e funksionalitetit. Këtë gjë dinë të bëjnë më së miri interior designer-at  rrisin funksionalitetin, përmirësojnë komoditetin dhe stilin për të gjithë shtëpinë ose zyrën. Dizajni i brendshëm nuk ka të bëjë vetëm me ngjyrat dhe stilet, ka të bëjë kryesisht me funksionalitetin. Dizajni i brendshëm i shtëpisë është mënyra më e lehtë dhe optimale për të organizuar shtëpinë dhe për të nxjerrë në pah funksionalitetin e çdo metri katror.

 

Zmadhimi i hapësirës

Kur çdo gjë është e organizuar dhe ka një vend specifik, atëherë e gjithë pamja e hapësirës ndryshon. Një interior designer mund ta bëjë çdo dhomë më të madhe dhe më të ndritshme se sa është vetëm duke përdorur një lojë ngjyrash dhe formash. Gjithashtu, dobia dhe funksionaliteti i dizajnit të brendshëm ju ndihmojnë të përdorni sa më mirë çdo hapësire që keni.

 

Rritje e vlerës së pronës

Një arsye tjetër e rëndësishme pse duhet të punësoni nje interior designer është se një shtëpi e mobiluar mirë dhe estetikisht e këndshme vlerësohet në treg më lart sesa një apartament apo vilë e arreduar nga jo profesionistë. Shumica e blerësve ose qiramarrësve janë në kërkim të shtëpive të arreduara, dhe nëse ambienti është arreduar nga një interior design-er atëherë do të jetë shumë i kërkuar në treg. Pra investimi tek një interior designer t´ju kthehet menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *