Vjeshta vjen me një koleksion të ri të tapetëve industrialë në Pierre Cardin.
Tapetë elegante, bashkëkohore me dizajne orientale dhe abstrakte me një prekje moderne e teksturë unike. Këto tapete dhe rrugica të çertifikuara nga oeco-tex, vijnë me cilësi premium ekskluzivisht vetëm në Pierre Cardin.
Njihuni me tapetët dhe rrugicat pjesë të koleksionit të ri:
Tapetë dhe Rrugica Babil
Pjesë e koleksionit të ri, tapetët dhe rrugicat Babil janë detaji që do ti shtojë prekjen moderne shtëpisë tuaj. Materialet e përdorur për tapetët Babil janë akrilik dhe kadife me taban me pika që nuk rrëshqet dhe cilësi Premium! Janë materiale rezistente ndaj njollave dhe nuk përmbajnë substanca të dëmshme për natyrën dhe shëndetin e njeriut. Nuk mbajnë pluhur dhe njolla janë anti-mykotik dhe anti-bakterial. Të certifikuara nga oeco-tex, tapetetët dhe rrugicat Babil janë dizajnuar të rrisin cilësinë e jetesës në ambientin ku vendosen.
Tapetë dhe Rrugica EGE
Koleksioni i ri Ege do t’i shtojë ngjyrat e ngrohta shtëpive. Ato vijnë në ngjyra neutrale dhe toke, me dizajn abstrakt duke i dhënë kështu një prekje moderne ambientit. Tapetët dhe rrugicat Ege kanë teksturë unike dhe prodhohen me material akrilik. Janë anti-mykotike dhe anti-bakteriale në harmoni të plotë me natyrën! Këto tapete dhe rrugica të çertifikuara nga oeco-tex, të cilat kanë cilësi premium i gjeni vetëm në Pierre Cardin Home.
Tapetë dhe Rrugica Cinar
Tapetët dhe rrugicat Cinar gjithashtu vijnë me teksturë unike me reliev, dizajni i tyre është abstrakt modern, me ngjyra te difuzuara të cilat i përshtaten çdo lloj arredimi. Materiali i këtyre tapetëve është gjithashtu akrilik. Janë të çertifikuara nga Oeco Tex.
Tapetë dhe Rrugica Hermes
Tapetët dhe Rruguicat Hermes kanë një dizajn aq unik sa do të ngjajnë si një vepër arti në ambientin tuaj. Janë të çertifikuara nga Oeco Tex, dhe kanë cilësi premium ashtu si çdo pjesë e këtij koleksioni.
Tapetë dhe Rrugica Ikon
Tapetët oriental deri më sot jemi mësuar që ti shikojmë në ngjyra të ndezura dhe tone të së kuqes. Në tapetët dhe rrugicat Ikon dizajni oriental vjen në nuanca të zbehta të toneve të bardha dhe neutrale duke i dhënë kështu prekjen e duhur që i kalon këto tapetë nga klasikë në modernë. Tapetët dhe rrugicat Ikon janë prodhuar me material akrilik antimykotik dhe antibakteral, janë të certifikuara nga Oeco Tex dhe kanë cilësi premium.
Përveç tyre pjesë e koleksionit të ri të tapetëve janë edhe tapetët dhe rrugicat Lootus, Magnifique, Monet etj. Këtë koleksion të ri të mrekullueshëm eksluziv të Pierre Cardin do ta gjeni në përmasa të ndryshme nga 120x 180 cm deri në 200 x 300 cm duke ju përshtatur lehtësisht çdo lloj ambienti sado i vogël apo i madh qoftë ai. Rrugicat bëhen me porosi dhe i përshtaten tapetit dhe përmasave të ambientit ku do të vendosen.
Shfletoni koleksionin e ri i tapetëve dhe rrugicave Pierre duke klikuar këtu ose na vizitoni në showroomet tona:
1- Kompleksi Delijorgji, Bulevardi Gjergj Fishta
2-Qendra Prestige Home Albania (Autostrada Tiranë-Durrës Km. 12, Vorë)
3- Lagjia Bahcallëk Shkodër