Tapetët janë pjesë thelbësore e arredimit të shtëpisë. Kur dekoroni, vendosja e tapetëve, madhësia, modeli dhe materiali i tyre kanë rëndësi për një pamje në trend, funksionalitet dhe prakticitet. Për sa i përket trendeve në interior dizajnin modern, në vitin 2023, dizajnet organike do të sundojnë botën. Jute, bambu, sizal dhe fibra të tjera natyrore do të pushtojnë interioret e shtëpive, duke krijuar kështu një atmosferë qetësuese dhe relaksuese. Tapetët do të bëjnë që skemat e arredimit të jenë aktuale dhe të relaksuara, pavarësisht nga ngjyrat apo modelet e tyre.
Le të ndalemi pak tek secili prej trendeve që do të na shoqërojë për vitin 2023
1. PALETA E NGJYRAVE
Bota e tapetëve ka kaluar një revolucion të madh në dekadën e fundit. Kanë ikur kohët kur tapetët moderne ishin të kufizuara në ngjyrë bezhë dhe në tonet gri. Dizajnerët si dhe klientët po eksperimentojnë çdo vit me nuanca, prerje, materiale të ndryshme. Tendencat e reja të ngjyrave tregojnë për kombinime më të gjalla, duke e bërë dyshemenë elementin më të spikatur të hapësirës tuaj, ku tapetët marrin drejtimin në diktimin e paletës së dhomës. Kur bëhet fjalë për nuancat që do të jenë në trend në 2023, mendoni natyrën. Për shembull, për koralet, ose për nuanca më të ndritshme të të kuqve terrakote, portokalli dhe vishnje. Paletat e tjera të cilat do ti shohim më shumë gjatë 2023 janë nuanca të jeshiles të verdhës, dhe vjollca e panxharit.
2. FIBRA NATYRORE
Tapetët me fibra natyrale kanë një tërheqje të përjetshme, janë të mira për mjedisin dhe janë të shkëlqyera për shtrim. Këto tapetë përputhen mirë me tapetët moderne, të ndritshëm ose njëngjyrësh.Për shembull nëse jeni duke kërkuar për tapetë për dhomën e gjumit, zgjidhni ato që janë të buta nën këmbë, pasi aty jeni zakonisht zbathur. Të përshtatshëm mund të jenë tapetët prej jute ose një tapet bambuje të kombinuar me tapet mëndafshi ose leshi.
3. PËRCAKTIMI I HAPËSIRAVE
Tendenca e përdorimit të tapetëve për përcaktimin e hapësirave në ambient mbetet një nga tendencat kryesore në vazhdim. Tapetët mund të përdoren për të përcaktuar hapësirat në një ambient të hapur, si një kombinim i dhomës së ngrënies me dhomën e ndenjes, ku ndarjet fizike e bëjnë dhomën të duket më e vogël. Tapetët e zonës që përfshijnë zonat e dhomës së ndenjes ose ngrënies duhet të jenë me përmasa të mëdha. Tapetë më të vegjël duhen për zona si hyrjet dhe korridoret.
4. STIL I VITEVE 70 (SHAGGY)
Interior dizajnerat parashikojnë rikthimin e dekorit të stilit të viteve ’70 për vitin 2023,dhe tapetët e Shaggy të kthehen përsëri në shtëpi. Kur bëhet fjalë për tapetët e dhomës së ndenjes, këto funksionojnë më së miri dhe jo vetëm që ofrojnë një ndjesi të mrekullueshme, të butë nën këmbë, por edhe një ndjesi luksoze në ambientet e brendshme.
5. FORMA TË ÇRREGULLTA
Format interesante të tapetëve janë ndoshta tendenca më e madhe për t’u përqafuar për vitin 2023. Krahas formave të lakuara, dizajnet më kënde po vijnë gjithashtu në plan të parë, duke prezantuar forma interesante që mund të vihen re në pjesën tjetër të dekorit të dhomës. Sa i përket formave të crregullta modelet e stilistit Pierre Cardin qëndrojnë në krye pasi loja me format e ndryshme gjeometrike ka qenë dhe mbetet në thelb të krijimeve të tij.
6.TAPETËT VINTAGE
Kur bëhet fjalë për tapetët vintage, tapetët Turk dhe Persianë janë ende të preferuara.Keto lloj tapetësh me kalimin e viteve fillojnë të duken si pjesë koleksioni plot histori dhe bukuri. Për ide tërheqëse për dyshemenë e dhomës së gjumit ose të dhomës së ndenjes, zgjidhni këto pjesë të përjetshme të cilat i rezistojnë kohrave dhe mund të trashëgohen me breza.
Brandi Pierre Cardin si gjithmonë i ka paraprirë trendeve, plot gojën mund të themi se edhe për vitin 2023 tapetët që do të gjeni në Shoëromet e Pierre Cardin në Shqipëri janë pjesë moderne, me paletë ngjyrash me nuanca nga më të ndryshmet, materialet natyrore si bambu, mëndafsh, jute etj. Format e tapetëve janë me prerje nga më të vecantat duke pasqyuar stilin dhe vizionin e Stilistit Pierre Cardin. Oh sixhadet, si mund të mos përmendim klasiket e Orientit të cilat vazhdojnë ti mbizotërojnë kohrave dhe për vitin 2023 do jenë inn gjithashtu.
Të gjithë llojet e tapetëve që përmendëm do ti gjeni në Showroomet:
1- Kompleksi Delijorgji, Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë 1000
2-Qendra Prestige Home Albania (Autostrada Tiranë-Durrës Vora 1032 AL, Km. 12, Vorë)
Mirpriteni vitin 2023 me stilin dhe elegancën e Pierre Cardin!