Carpets

Si të Zgjidhni një Tapet Luksoz për Shtëpinë

Tapet

Vendosja e një tapeti të ri është mënyra e duhur e rifreskimit të dekorit të një dhome në shtëpinë tuaj. Nuk është e nevojshme të ndryshoni muret dhe mobiljet për t’i dhënë frymë të re një dhome,tonaliteti i saj transformohet krejtësisht kur në të vendoset tapeti i duhur. Zgjidhni një tapet luksoz që funksionon mirë edhe si aksesor por edhe si një arredim praktik.

Këtu është një listë e aspekteve që duhen marrë parasysh kur jeni duke zgjedhur një tapet shtëpinë tuaj.

Lexoni artikullin për një vështrim gjithëpërfshirës të materialeve dhe punimit të tapetëve luksoz bashkëkohore

Zgjidhni Materialin e Duhur për një Tapet Luksoz  

Gjëja e parë që duhet marrë parasysh është lloji i materialit që do të zgjidhni dhe kjo varet shumë nga lloji i dhomës ku doni të vendosni tapetin luksozj. Për shembull, a keni fëmijë dhe kafshë shtëpiake? A do të vendoset tapeti në një dhomë të përbashkët që përdoret shumë? Nëse po, atëherë zgjidhni një material të fortë si leshi që mund të përballojë trafikun dhe njollat. Përndryshe, nëse po kërkoni diçka pak më delikate për dhomën tuaj të gjumit, atëherë një material luksoz si mëndafshi apo pambuku janë një opsion i mirë.

Zgjidhni një Tapet të Madh

Që të ketë ndikim në dhomën tuaj, tapeti që blini duhet të jetë sa më i madh. Zgjedhja e një tapeti të vogël në një dhomë me shumë forma dhe ngjyra të tjera, e bëjnë atë të duket më e vogël se sa është në të vërtetë. Për ndikim maksimal, duhet që tapeti luksoz të mbulojë dyshemenë e dhomës sa më shumë të jetë e mundur, duke lënë hapësira për vendkalimet dhe hapjet e dyerve. Për shembull, nëse jeni duke blerë një tapet për një tavolinë ngrënieje, sigurohuni që ai të jetë mjaft i madh që të shtrihet poshtë tavolinës dhe karrigeve, edhe kur ato tërhiqen.

Kur Është një Rrugicë Opsion Ideal?

Një rrugicë është një tapet i gjatë në formë drejtkëndëshe, i cili tradicionalisht vendoset në korridoret e ngushta, korridoret e dhomave të gjumit, në katin e sipërm, shkallë etj. Rrugica me përmasa të vogla janë gjithashtu të përshtatshme për t’u përdorur përpara divaneve ose vatrave të zjarrit. Ato janë një opsion i shkëlqyeshëm për t’u përdorur në shumë zona të shtëpisë tuaj që kanë formë të çuditshme, pasi ato shtojnë karakter duke ofruar më shumë ngjyra dhe teksturë aty ku përndryshe do të kishte dysheme të zhveshur.

Merrni Parasysh Qëndrueshmërinë e një Tapeti Luksoz

Nëse jeni duke kërkuar për një tapet sa më të qëndrueshëm që të jetë e mundur, atëherë mendoni për tapet luksoz me material natyror, të prodhuar duke përdorur metodat më superiore. Një tapet me nyje dore jep qëndrueshmëri maksimale pasi ndërtimi i tij përfshin lidhjen e fillit të leshit ose mëndafshit rreth fijeve vertikale të pambukut. Nëse nuk e mund të blini një tapet të punuar me dorë, një tapet industrial është një alternativë e mirë. Tapeti industrial ka një jetëgjatësi prej rreth 10 vjetësh ose më shumë nëse kujdeseni siç duhet për të.

Jini të Vetëdijshëm për Mirëmbajtjen

Nuk mund të presësh që të blesh një tapet dhe të zgjasë përgjithmonë pa u kujdesur për të. Këtu janë disa nga teknikat më të lehta të mirëmbajtjes:

  1. Fshini çdo njollë me ujë të ftohtë, mos e fërkoni pasi kjo mund t’i përkeqësojë njollën edhe më shumë.
  2. Kthejini rregullisht tapetët për të shmangur zbehjen e një ane të veçantë nga ekspozimi ndaj dritës së diellit.
  3. Përshtat tapetët që shtrihen në dru ose pllaka me një shtresë të poshtme për të parandaluar rrëshqitjen.
  4. Tapetët luksoz janë një mënyrë e shkëlqyer për të shtuar ngjyrën, teksturën dhe cilësinë në shtëpinë tuaj.

Për të mësuar më shumë, për cilësinë e tapetëve vizitoni faqen e Pierre Cardin në internet ose na vizitoni në showromet tona: 

1- Kompleksi Delijorgji, Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë 1000

2-Qendra Prestige Home Albania (Autostrada Tiranë-Durrës Vora 1032 AL, Km. 12, Vorë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *