Decoration

Trendi për veshjen e mureve me letra murale ëshë më në modë se kurrë

“Trendi për veshjen e mureve me letra murale ëshë më në modë se kurrë” ishte deklarata e interior designerit tw njohur Martyn Laurence Bullard kwtw fillim viti. Thjesht shikoni dhomat e zonjave të stolisura me lule në Annabel në Londër, shtëpinë e Hackney’s me dhomën e miqve të dekoruar me printe palmash për Kate Moss, apo edhe muret e kuruara deri në detaj tek The Wing.

Edhe pse letra murale ka qenë qetësi për disa kohë — kush mund të harrojë veshjen me letër murale nga Zuber të Jackie Kennedy me pamjen e portit të Bostonit në Shtëpinë e Bardhë? —Statistikat tregojnë një tendencë: Pinterest raporton se kërkimet për “letër-muri” janë rritur 41 përqind nga viti i kaluar. Pse? Në kohën që tendencat e dizajnit vërtiten nga ato të qetat tek maksimalistet tashmë është fakt që letra murale është një mënyrë përrallore për të shprehur shijen tuaj dhe personalitetin tuaj.

Megjithatë është një tjetër gjë të admirosh letrat e murit në faqet e një reviste me shkëlqim ose në një restorant mondan që ka një ekip të tërë dekorimi në dispozicion të tyre. Kur bëhet fjalë për ekzekutimin e saj në nivel personal, mund të ndjehet si një angazhim marramendës. Po sikur ta vendos dhe nuk më pëlqen? Po sikur të ndjehet si demode në pak kohë? A shkon kjo edhe me mobiljet e mia? Kështu që Vogue kërkoi nga tre interior designera të ndajnë këshillat e tyre për zgjedhjen e veshjes më të mirë me letër murale për hapësirën tuaj, çfarë gabimesh duhen shmangur dhe designet e tyre të preferuara.

Madhësia e hapësirës është gjithçka

Të gjithë me të cilët kemi biseduar kanë përsëritur të njëjtën gjë: kur zgjidhni një letër muri, faktori më i rëndësishëm është madhësia e dhomës tuaj. “Kjo për mua përcakton tipologjinë e letrës së zgjedhur – dhoma më të vogla, printime më të vogla,” thotë Kathryn M. Ireland. Marissa Zajack, graphic designer për The Politician e cila më pas u bë interior designer, shton se “për hapësira të mëdha, letra e murit me designe të mëdha krijon shumë impakt”

Thjesht mos vendosni dizajne të vogla në një dhomë me hapësirë të madhe dhe printime të mëdha në një dhomë me hapësirë të vogël: “Dizajni shumë i vogël në një dhomë të madhe mund të bëhen i tepruar dhe i bezdisshëm, ndërkaq dizajni shumë i madh mund t’i marrë frymën hapësirës,” thotë Martyn Lawrence Bullard.

Jepini vetes pak kohë për ta menduar.

Le të themi disa fakte: letra murale është një formë arti. Është gjithashtu një dhimbje e madhe koke për tu hequr dhe për tu vënë. Pra, ja çfarë u thotë Bullard të gjithë klientëve të tij: Bleni një rulon letre murale dhe vendoseni në një nga faqet e murit të dhomës tuaj dhe lëreni për disa kohë. “Shikojeni atë në dritën e mëngjesit, dritën e pasdites dhe dritën e mbrëmjes për t’u siguruar që e doni mënyrën si duket përgjatë gjithë ditës. Dhe nëse ju pëlqen si duket atëherë ai version bën për ju, “thotë ai.

Në këtë provë që do të bëni mos e bëni vetë procesin e ngjitjes. “Punësoni një profesionist për të vendosur letrën e murit – ju nuk dëshironi të zhgënjeheni nga mënyra se si do të duket nëse kurseni para për vendosjen e saj” thotë Zajack.

Atëherë, zgjidheni dhe vendoseni atë!

“Lëreni letrën të bëjë bujë në ambientin që do e vendosni”, thotë Ireland, që do të thotë: letra murale është menduar që të bëjë impakt në vendin ku e vendosni, ndaj lejojeni atë ta bëjë këtë gjë. “Hyni të gjithë dhe tregohuni të guximshëm!” Thotë Zajack.

Diçka për të shmangur? Muri për tu “dukur”, apo ndryshe teknika që përdorin gjerësisht ku veshin vetëm njërën prej faqeve të ambienteve me letër murale. “Unë gjithmonë mendoj se një letër-muri është më e mirë kur përdoret masivisht. Më pëlqen të bëj një dhomë të tërë sesa vetëm një mur. “Unë mendoj se kështu do të ketë ndikimin e duhur, dhe do të marrë pamjen që i takon.

Modele të shumëllojshme letrash murale, nga ato më të bukurat do mun t’i gjeni edhe në Pierre Cardin Home. Klasike apo moderne, të zbehta apo me ngjyra rrëzëllitëse, gjithcka sipas imagjinatës tuaj. Na vizitoni!

Burimi: Vogue Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *