Në tendencat e funit të arredimit në Shqipëri por jo vetëm, dhoma e ndenjes mbetet zemra e shtëpisë, ai vendi ku mikpritja takohet me stilin. Ndërsa zgjedhja e mobilieve për këtë ambient është thelbësore, ngjyra është një nga faktorët më ndikues në atmosferën e përgjithshme të shtëpisë.
Në këtë artikull do të shohim cilat janë ngjyrat më të preferuara për mobiljet e dhomës së ndenjjes në Shqipëri, si ndryshojnë këto preferenca sipas zonave urbane dhe rurale, dhe si mund t’i përdorim ato për të krijuar arredim per shtepi moderne dhe me stil.
Pse ngjyra ka kaq shumë rëndësi tek mobiljet?
Ngjyra nuk është thjesht një zgjedhje estetike, ajo ndikon në emocionet, energjinë dhe ndjesinë e hapësirës. Sidomos kur bëhët fjalë për mobilje per dhome ndenje, një ambient ku shpenzoni orë të tëra, aty ngjyra duhet të kombinojë ngrohtësinë, stilin dhe funksionalitetin.
1. Gri – Eleganca moderne në rritje
Ngjyra gri është një nga ngjyrat më të përdorura në Shqipëri për mobilje moderne, veçanërisht në apartamentet urbane të Tiranës, Durrësit, Vlorës, por jo vetëm. Ajo shoqërohet me një ndjesi pastërtie, stabiliteti dhe neutraliteti, duke u bërë një bazë perfekte për dekor më të guximshëm.
Pse preferohet:
- Kombinohet lehtësisht me të bardhë, të zezë, ar apo ngjyra pastel.
- Jep një pamje urbane dhe moderne, duke qenë zgjedhje ideale për mobilje per shtepi moderne.
- Nuk lodh syrin dhe është e qëndrueshme vizualisht.
Sugjerim: Kombino një divan gri me jastëkë të theksuar në nuanca të ngrohta për të balancuar tonalitetin.
2. E bardha kremoze – Pastërti dhe dritë
Shqiptarët kanë filluar gjithnjë e më shumë të orientohen drejt ambienteve të lehta dhe të ajrosura. Mobiljet në tonet e bardha, bezhë apo krem krijojnë një ndjesi qetësie dhe elegance, veçanërisht në shtëpitë me dritare të mëdha dhe ndriçim natyral.
Avantazhet:
- Jep ndjesinë e hapësirës më të madhe.
- Reflekton dritën natyrale.
- Përshtatet lehtësisht me çdo stil tjetër.
Në kontekstin e arredimit në Shqipëri, kjo ngjyrë shihet shumë në vilat dhe apartamentet e reja.
3. Ngjyrat e tokës – Kafe, bezhë, dhe nuanca natyrale
Ngjyrat e tokës janë gjithmonë në modë në arredim për shtëpi në Shqipëri. Ato reflektojnë lidhjen me natyrën, traditën dhe ngrohtësinë familjare. Sidomos mobiljet në ngjyrë kafe ose lisi janë shumë të kërkuara për ambientet që duan një arredim me stil, por pa e humbur thelbin tradicional.
Pse janë të dashura:
- Duken natyrale dhe të ngrohta.
- Përshtaten mirë me tekstile tradicionale shqiptare ose dekor mesdhetar.
- Janë të lehta për t’u mirëmbajtur.
Këshillë nga arkitektët e Pierre Cardin Home: Kombinoni një tavolinë kafe në ngjyrë druri me karrige të bardha ose ngjyrë krem për të krijuar një kontrast të sofistikuar.
4. Jeshile ulliri – Stili i natyrshëm modern
Jeshilja e ullirit është ndër ngjyrat më trendi të viteve të fundit edhe në tregun shqiptar. Ajo krijon një atmosferë të qetë, natyrale, dhe shumë relaksuese, çka e bën ideale për dhoma ndenjeje që kërkojnë paqe dhe harmoni.
Përse është në trend:
- Sjell ndjesinë e natyrës brenda shtëpisë.
- Kombinohet bukur me të bardhën, të artën dhe drurin.
- Jep stil pa qenë shumë e fortë vizualisht.
Përdoret shpesh në: apartamente të rinovuara me stil boho, vila me arredim rustik-modern dhe ambiente minimaliste që kërkojnë ngjyrë, por jo ngarkesë.
5. E kaltër deti dhe e kaltër e thellë – Qetësi dhe identitet
Në një vend mesdhetar si Shqipëria, ngjyra blu është një zgjedhje që lidhet emocionalisht me me detin dhe qetësinë shpirtërore. Në arredimin e dhomës së ndenjjes, nuancat e kaltra ofrojnë thellësi, freski dhe një ndjesi sigurie.
Çfarë sjell kjo ngjyrë:
- Ul stresin dhe përmirëson humorin.
- Jep ndjesinë e thellësisë dhe freskisë.
- Është zgjedhje e shkëlqyer për kombinime me gri, dru dhe tone të bardha.
Në shumë stile mobilimi në Shqipëri kjo ngjyrë përdoret shumë për divanë elegantë, kolltuqe të theksuara dhe elementë tekstili.
6. E zezë – Luks dhe modernitet
Edhe pse ngjyra e zezë kërkon kujdes në përdorim, ajo po fiton terren në mobiljet e dhomës së ndenjes, kryesisht tek ato me atmosferë luksoze. Në shtëpitë me dizajn modern dhe ndriçim të mirë, një divan i zi ose një tavolinë me strukturë metalike të zezë ofron një pamje luksoze dhe dramatike.
Rekomandohet për:
- Ambientet urbane me stil industrial ose minimal.
- Kontraste të forta me mobilie të bardha.
- Dhomat me hapësira të mëdha dhe dritë natyrale të bollshme.
Gjithashtu, sugjerohet që të përdorni tapete të çelëta për të zbutur peshën vizuale të së zezës.
Çfarë tregojnë ngjyrat për stilin dhe identitetin tonë?
Zgjedhja e ngjyrës në mobilje per dhome ndenje nuk është vetëm çështje estetike. Ajo reflekton mënyrën se si duam të ndihemi në hapësirën tonë, identitetin tonë dhe lidhjen me kulturën dhe natyrën shqiptare.
Mobiljet cilësore në Shqipëri, si ato që ofron Pierre Cardin Home, nuk janë thjesht produkte, ato janë një janë përvojë. Janë kombinim i materialeve premium, dizajnit elegant dhe ngjyrave që ndikojnë pozitivisht në humorin dhe jetën e përditshme të klientëve.